spot_img

Kosova e shqetësuar për tarifën prej 10 për qind nga SHBA-të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së. Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja figuron edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind. Me të njëjtën tarifë është ndëshkuar edhe Shqipëria dhe Mali i Zi. Ndërkohë, Serbisë i ka vendosur tarifë prej 37 për qind.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tarifa të reja për disa nga partnerët e saj tregtarë, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme, ndërkaq ekspertë ekonomikë kanë theksuar ndikimin e mundshëm të këtyre masave për vendin tonë.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka shpjeguar se këto tarifa, të cilat janë të vendosura në nivelin 10 për qind për Kosovën, janë pjesë e një realiteti të ri global që karakterizohet nga politika e mbrojtjes ekonomike të SHBA-së, e njohur ndryshe si “trampizëm”.

Gërxhaliu ka theksuar se ky lloj i “trampizmit” ka sjellë ndryshime të mëdha në sistemin ekonomik ndërkombëtar dhe se vendime të tilla, kanë një argumentim të fortë që qëndron pas mbrojtjes së ekonomisë amerikane.

Sipas tij, Kosova është e goditur nga një masë e tillë, duke shpreh shqetësim se vendi nuk ka as stabilitet politik që të ju bëj ballë këtyre vendimeve ndaj Kosovës.

“Sipas asaj që është proklamuar Kosova e ka një taksë 10 për qind. Por, duhet të kuptohet që prej të gjitha vendeve në Ballkan, në Evropë, Kosova është në pozitën më të vështirë, nga vet fakti që jemi në sanksion nga BE-ja, fondet e USAID-it janë të ngrira dhe që në Kosovë nuk kemi stabilitet politik dhe ne merremi me vetveten. D.m.th në vend që të kemi institucione sa më shpejtë, ne luftojmë për pushtet… Besoj që efektet do të jenë shumë të mëdha, sepse nuk ka kush të draftojë apo të hartojë një strategji të taksave apo një strategji mbrojtje”. /Monitor

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img