spot_img

REAGIM

Lëvizja Popullore e Kosovës e riorganizuar njofton mbarë popullin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, se i qëndron besnike dhe strikte programit të saj, të nisur më 17 janar 1982.


LPK nuk i bashkëngjitet asnjë subjekti politik, sepse bashkëpunon vetëm me Popullin dhe promovon procese kombëtare, me fokus të veçantë bashkimin kombëtar.


Informojmë mbarë opinionin publik se LPK është e zyrtarizuar dhe se çdo keqpërdorim apo pengesë do të denoncohet dhe do të mbajë përgjegjësi para ligjit, duke nisur nga Zvicra e më gjerë.


LPK nuk i bashkëngjitet Lëvizjes Vetëvendosje sipas tekave të Azem Zekës, pasi një bërthamë e palëkundur e ruajti ekzistencën e Organizatës. Për shembull, Avdyl Mushkolaj, Gëzim Osmani dhe të tjerë nuk pranuan fundosjen e saj. Fotografia e publikuar nga personi në fjalë i përket vitit 2014 dhe Azem Zeka nuk është pjesë e LPK-së.
Rroftë populli shqiptar, i fortë dhe i bashkuar!


Prishtinë, 15.01.2026

LPK

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img