spot_img

LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS

KOMUNIKATË PËR OPINION 

Strukturat e Lëvizjes Popullore të Kosovës duke analizuar zgjedhjet e fundit të mbajtura më 9 shkurt të vitit 2025 vendosi t‘i drejtohet opinionit me këtë komunikatë:

Nga evenimentet kombëtare me rëndësi, në Republikën e Kosovës, ishte mbajtja e zgjedhjeve qendrore për Deputet të Kuvendit!

Sipas të dhënave statistikore, të regjistruar në Kosovë, rezulltojn të jenë  rrethë 1.6 miljon banorë, ndërsa me të drejtë vote,duke pëfshirë edhe banorët, e emigruar të aktivizuar në diasporen shqiptare me të drejtë vote, KQZ i paraqet rrethë 2.0 Million votues.

Pjesëmarrja në procesin e votimit ishte  e ulët në krahasim me zgjedhjet e fundit.

Edhe pse pritshmërit e subjekteve politike ishin të mëdha dhe besonin që para kutiave të votimit do të dalin numër rekord i qytetarëve,kjo gjë nuk ndodhi.

Gjatë fushatës, secila parti politike ,pretendonte fitore të sigurt por zgjedhjet reflektuan me një pasqyrim krejt ndryshe, duke përdorur edhe fjalor jo gjithëherë, të përshtatshëm me natyren, e mirësjelljes, duke shkaktuar, si pasojë edhe thyerje ,midis subjekteve politike, duke mos lënë hapsirë të mjaftushme bashkëpunimi , për të krijuar koalicione të mirëpritura, për të sjellë në binarët e duhur gjithë qasjen rreth intetesave popullore e kombëtare!

Lëvizja Popullore e Kosovës, është kundër tubimeve gllamuroze dhe me shumë hargjime, ku u shpenzuan miljona euro, para me të cilat do të mund të ndërtoheshin qerdhe për fëmijë apo edhe shtëpia e munguar e operas.

Shpenzimet e shumta janë të dënueshme kur të kihet parasysh që në Kosovë gati-gati mungon gjithçka.

Në votime morën pjesë pak më shum se 40 % e popullit. Pjesmarrja e ulët tregon indikatorin e pakënaqësisë së qytetarëve! Varfëria e tejskajshme, presioni ndërkombëtar,e disa faktorë të tjerë do të rezulltojnë,  po të mos jemi të unifikuar, me presion akoma më të madh ndaj Institutioneve tona qeverisëse.

Lëvizja Popullore e Kosovës, do të përkrah cilen do qeveri që do të formojet, e cila është e pa shantazhuar, e cila, e mbron të drejtën e Kosovës, me ngulm karshi secilit presion ndërkombëtar.

Lëvizja Popullore e Kosovës është që së pari të ulemi të gjithë rreth sofres kombëtare para se të shkojm dhe ulemi në tavolinën ndërkombëtare.

 Lëvizja Popullore e Kosovës është kundër themelimit të Asociacionit për serbët , në çfarëdo forme dhe këtë gjë do të kërkoj nga organet ekzekutive që do të themelohen në ditët në vijim.

LPK vlerëson dhe gjenë mirëkuptimin e shumicës së popullsisë, që nuk doli në votim , e që kjo gjë kërkon urgjentisht rishikimin në tërësi të funksionimit të të gjitha hallkave udhëheqëse të shtetit, opozites në veçanti. 

LPK me shumicën e popullit,kërkon luftimin e menjëhershëm dhe radikal të korrupsionit.  

LPK kërkon urgjentisht ndryshimin e strategjisë afatgjate, në veçanti të bëhen përpjekje maksimale për ndalimin e migracionit. 

LPK kërkon po ashtu urgjentisht themelimin e një SPAK-u në Kosovë, që të hetojë gjithë pasurinë marramendëse të pushtetarëve, të pasuruar në varësi të kohës, duke qenë vetëm politikanë partish dhe udhëheqës Institucionesh.

LPK përgëzon policin e Kosovës dhe FSK për kryerjen e detyrave me përgjegjësi dhe janë dy institucione të vetme të cilat e kanë në plotni të plot besimin e qytetarëve.

 LPK mendon që,proçesi i votimit në ditën e zgjedhjeve, vajti i qetë dhe pa incidente. Kjo është hera e parë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.

Rruga e sigurtë dhe me perspektivë është ajo që trashëguam nga Ushtritë Çlirimtare, përafrimin pa kushte mes Prishtinës dhe Tiranës. Përafrimin në mes Strugës e Elbasanit, Preshevës e Korçës, Bujanocit e Gjilanit, Prevezes e Podujevës.

Lëvizja Popullore e Kosovës uron që nga rezulltatet e fundit që dolën,të konstituohet sa më parë Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe qeveria.

Lëvizja Popullore e Kosovës nuk ka ndonjë preferencë sa u përket koalicioneve pas zgjedhore!

Lëvizja Popullore e Kosovës lutet që Institucionet që do krijohen të jenë Institucione në shërbim të qytetarëve dhe jo pushtetarëve!

Lëvizja Popullore e Kosovës do të angazhohet me tërë qenjën e saj, që të vijë,dita të votohet në Kosovë, Iliridë, Luginë të Preshevës, Anamal e Çamëri për një kuvend që emërtimin e përbashkët e ka, Kuvendi i Shqipërisë.

Lëvizja Popullore e Kosovës do të angazhohet në të ardhmen për një Kuvend Kombëtar, një hymn, një gjuhë,një flamur,një shtet dhe një qeveri dhe një president mbarë kombëtar.

Lëvizja Popullore e Kosovës mendon që vetëm Bashkimi i trojeve shqiptare është garanc për stabilitet në rajon e Ballkan.

Lëvizja Popullore e Kosovës ecë rrugës së Rilindasve e vetme. 

I mirëpret të gjitha subjektet e tjera politike, organizata jo qeveritare, intelektual, Institucione shkencore që do të na bashkangjiten rrugës sonë të bashkimit.

Rroftë Bashkimi Kombëtar

Rroftë populli Shqiptarë 

LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS 

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img