LPK: Bashkimi i forcave politike në Kosovë është domosdoshmëri
Lëvizja Popullore e Kosovës, me rastin e dënimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kërkon njëzëri bashkimin e forcave politike shqiptare në Kosovë dhe zhbërjen e kësaj gjykate, të cilën e konsideron të njëanshme.
Vendimi i gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së është një moment i rëndë për Kosovën dhe për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për lirinë e saj. Për LPK-në, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për çlirimin e vendit dhe për mbrojtjen e popullit shqiptar të Kosovës nga represioni dhe dhuna e regjimit serb.
Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta fshijë sakrificën e dëshmorëve, të plagosurve, të veteranëve dhe të familjeve që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
LPK, kërkon që të gjitha çështjet që lidhen me luftën të trajtohen mbi bazën e drejtësisë, të standardeve të barabarta dhe pa standarde të dyfishta. Përgjegjësia për krimet e kryera gjatë luftës nga ushtria dhe policia serbe duhet të denohen për spastrim etnik dhe gjenocid ndaj popullit të shtypur shqiptarë.
Në këtë moment, më shumë se kurrë, nevojitet bashkimi i forcave politike shqiptare në Kosovë rreth interesave kombëtare, mbrojtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe ruajtjes së vlerave mbi të cilat u ndërtua liria e Kosovës.
LPK u bën thirrje të gjitha forcave politike, shoqërore dhe kombëtare shqiptare që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkohen rreth çështjeve që lidhen me lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës.
LPK mbetet e palëkundur në mbrojtjen e së drejtës së popullit të Kosovës për liri, dinjitet dhe drejtësi.
Këshilli koordinues,
Lëvizja Popullore e Kosovës
16 Shtator 2026


