spot_img

Vritet polici Muhamet Lika në Kaçanik

LEXO: Polici i vrarë sonte në Kaçanik, ishte ushtar i UÇK-së

Një polic ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Kaçanik.

Kështu ka bërë të ditur për Nacionale, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Veseli ka bërë të ditur se rreshteri i policisë është qëlluar me armë në hyrje të ndërtesës së tij dhe se mjekët në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik kanë konstatuar vdekjen e tij.

Njoftimi i plotë:

Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër. .

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK.

Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kje ngjarje.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img