spot_img

Veliaj nis revoltën kundër Ramës, firmos nga qelia emërimin e kryetares së re. Furtunë në Bashki

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia, ku i delegon kompetencat e kryetarit, Sara Goxhajt, një nga njerëzit më të afërt të tij…

Rama, Veliaj, Dokushi dhe Goxhaj

TIRANË – Ajo që pritej prej muajsh ka ndodhur. Erion Veliaj ka firmosur një urdhër më datë 18/03/2025 ku përcakton si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.

Urdhëri është firmosur prej tij dhe mendohet se është firmosur nga qelia e burgut në Durrës. Urdhëri gjithashtu shfuqizon urdhërin e parë, ku Rama komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

Por çfarë ka ndodhur?

Sipas burimeve u tha se fill pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt.

Si masë ndëshkimore, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn. Detyra i është besuar Anuela Ristanit. Tashmë çarja Rama-Veliaj është në nivel lëvizjesh e jo më thjesht mesazhesh të koduara.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img