KOMANDANT ZAHIRI!
Zahiri, komandant i Shtabit operativ të UÇK-ës në ZOLL, organizoi dhe përgatiti në mënyrë profesionale edhe aksionet e armatosura në stacionet e policisë serbe në Besianë, në
Njëherit vepronte edhe Fronti Nacional çlirimtar në krye Afrim Zhitinë, Esat Brajshorin, Ramadan Avdiun, Shemsi Veselin, Rrahman Dinin, Bedri Bajramin , Fatmir Brajshorin, Emin Sahitin, Hamit Beqirin dhe disa të tjerë ..Pra një grup prej nja 20 vetash…Kishte dhe grupe tjera..
Duhet veçuar Grupin e Zahir Pajazitit, i cili ishte i përbërë nga 9 veta, të cilët organizonin sulme aty ku duhej thyer barikadat dhe kordonet më të mngjeshura të policisë…
Zahir Pajaziti në vitin 1981, ishte nxënës në Qendrën Arsimore “ 8 Nëntori“ në Besianë. Ishte sistemuar në paralelën IV/16 e kujdestar klase e kishte pasur Izeir Mustafën, skulptor akademik.
Organizimi i demonstratave në Besianë me ato përmasa nuk ishte i rastit. një nga paralelet e para që bëri organizimin e nxënësve ishte paralelja IV / 16. Në këtë paralele kryetar i klasës ishte Enver cakiqi, i cili bashkë me Gani Hoxhën dhe Zahir Pajazitin caktuan mënyrën e organizimit.. Më 2 prill të vitit 1981 intervenoi policia dhe u plagos Hetem Ajeti.. Në mbrëmje u formua Këshilli për Organizimin e Demonstratës dhe u emerua si udhë-heqës Ali Ajeti dhe Gjyle Krasniqi…
Zahir Pajazitin më vonë e morën ushtarë..
Brenga e dytë e Zahirit gjatë shërbimit ushtarak në Ohër ishte edhe sjellja e eprorëve ushtarakë ndaj shqiptarëve. Aty oficerët në ligjerata politike villnin helm e vrer ndaj shqiptarëve si nacionalistë dhe irredentistë, si armiq e kunder-revolucionar, si element që luftonin kundër vëllazerim – bashkimit, për rrënimin e sistemit socialist, për rrënimin e Jugosllavis.
Celulat e para politike dhe ushtarake që u formuan edhe pas Luftës së Dytë Botërore kishin për qëllim çlirimin e Kosovës. Një ndër të parat ishte Komiteti Nacional Demokratik i Shqiptarëve më në krye Halim Spahia i Prizrenit. Komiteti Qendror vendosi që edhe në Llap të formohet RRethi i NDSH-ës së Besianës dhe kryetar u zgjodhë Ramë Muharremi ( i njohur si Mulla Ramë Govori / Hertica/)..
Rama jetonte në Vranjevc dhe vdes në vitet e 90-ta duke gëzuar një pleqëri të thellë!
Në këtë rajon ndihmë të veçantë dhanë edhe Rrustem Statovci, Selim Shabani, Ramadan Berisha, Ramadan Ajvazi, Ajet Gërguri ndersa prijës ushtarak i rajonit më 1946 – 1948 ishte Musli Dumoshi…
Pas burgosjeve dhe vrasjeve të ndryshme serish në vitin 1949 u aktivizua NDSH-ja me Sabit Kapitin… Pas burgosjes së anëtarëve të NDSH-ës aktivitetin e vazhdoi kjo organizat që nga 1953 me Shaban Shalën…
Që nga viti 1949 deri në vitin 1964 u burgosën disa grupe politike. Ndër intelektualët e burgosur më 1958 ishte dhe Adem Demaçi i cili pas daljes nga burgu formoi Lëvizjen Revolucionare e Bashkimit të Shqiptarëve, për të cilën besoi që veq dini mjaftë dhe s‘ do shkruaj më shumë…
Grupi Ilegal me emrin “ Liria“ u formua në vitin 1978. Këtë grup e formuan Bajrush Behrami, Kadri Llugaliu, Xhafer Spahiu dhe të tjerë, si nga Besiana ashtu edhe nga Ferizaj. Grupi ilegal “ Liria“, mori pjesë aktive në organizimin e demonstratave të vitit 1981. Aso kohe Ismet Begolli kishte hartua një trakt të cilin e kishte shumëzuar Bajrush Behrami, e pastaj u shpërnda në tërë rajonin e Llapit, por edhe në Prishtinë…Pas formimit të LPRK-ës grupi ra në kontakt me ta…
Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare është parti ilegale e formuar në vitin 1972, në Frankfurt të Gjermanisë. Themelues partie ishin Emin Fazliu alias Emil Kastrioti, Vehbi Ibrahimi, Rasim Zeneli dhe Hisen Çami. Partia u mundua të bashkëveprojë edhe me Jusuf Gërvallën por nuk arritën marrëveshje.. Kjo ndodhi më 1980.
LËVIZJA NACIONALÇLIRIMTARE e Kosovës dhe e viseve te tjera në Jugosllavi për Bashkim me Shqiprinë vepronte ilegalisht në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, por edhe jashtë vendit.
FILLIMISHT KRYETAR I LËVIZJES ISHTE BACË METUSH KRASNIQI. Me këtë Lëvizje bashkëpunoi edhe Jusuf Gërvalla, i cili kur shkoi në Gjermani u bë ndër aktivistët më të njohur të kësaj Lëvizjeje. Në këtë Lëvizje ishte edhe Sabri Novosella dhe Ahmet Haxhiu, i cili kishte ndikim politik të madh në rajonin e Llapit e të Prishtinës.
Xhavit Hoxha i Junikut( vëllai i Edmond Hoxhës) ishte anëtar i kësaj Lëvizjeje së bashku me Jashar Salihun dhe anëtar të Komitetit të Deçanit. Xhaviti ishte njohur me Beqir Hajrizin e Bardhashit të BESIANËS.
Në vitin 1981 u formua edhe grupi i punëtorëve me Zahir Hazir Fejzën dhe gjashtë anëtarë të tjerë… Grupi u zbulua dhe Zahiri( Fejza) dhe Nazmi Dumnica u dënuan me nga 7 vjet burgë…
Fronti Nacional çlirimtar u formua edhe në rajonin e Llapit. Në mesin e tyre ishte edhe Afrim Zhitia, një nga personalitetet më të njohura politike, jo vetëm në rajonin e Besianës, por edhe në Prishtinë, dhe në tërë Kosovën.
Në rajonin e Llapit veproi dhe Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës ose shkurt OMLK-ja. Ndikim në këtë rajon pati edhe Fronti i Kuq Popullor..
KOSOVA e RE
Organizata“ Kosova e Re“ u formua në vitin 1981. Kryetar ishte Naser Grajçevci, ndërsa anëtarë: Fatmir Humolli, Akile Dedinca, Hyzri talla, Sali Konjusha, Zijadin Bajçinca dhe të tjerë. Ata botuan Organin e tyre “ Përpjekja“…
Organizata mbante lidhje edhe me grupet e tjera ilegale, sidomos me grupin e Sejdi Veselit dhe me Grupin e Kadri Osmanit. Kur u zbuluan këto dy grupe u zulua edhe Organizata „Kosova e re“. Fillimisht u burgos Naser Grajçevci pastaj Fatmir Humolli, Akile Dedinca, Sali Konjusha dhe Zijadin Bajçinca…Por, fatmir Humolli nuk e zbuloi grupin ilegal që ishte në lidhje me të si Hyzri Talla, Blerim Pireva, Bedri Humolli, Safet Humolli dhe të tjerë… Me këtë u krijuan mundesit e vazhdimit të punës ilegale të grupit “ Kosova e Re“…
Po ashtu për Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës, më vonë ( pas dy korrikut të vitit 1990) Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës ndersa që nga korriku i vitit 1993 Lëvizja popullore e Kosovës, dihet pothuajse çdo gjë dhe nuk do të elaborojë ndonjë gjë…Por dua të them vetëm këtë gjë. Shtylla e saj kryesore për Llap dhe Prishtinë ishte padyshim Ahmet Haxhiu – Plaku i cili kishte krijuar bazat e tija në shtepit e Maliq Brajshorit në Prishtinë pastaj në Dyz te shtepia e Nazmi Llapashticës dhe një tjetër në shtëpinë e Sabri Ukës. Po ashtu bazë të fortë kishte krijuar edhe në shtepin e Sahit Krasniqit në Kastriot… Por baza më e njohur për strehimin ilegal dhe të teknikës ishte shtëpia e Ahmet Haxhiut në Prishtinë. Nga ajo shtepi e Ahmet Haxhiut dhe nga shtepia e Maliq Brajshorit janë shtypur afishe dhe trakte e më vonë „Rruga e Lirisë“ dhe “ Minatori“, nën përkujdesjen e Afrim Zhitisë dhe Fatmir Brajshorit numrat 4dhe 5, Hajdin Abazit dhe Fadil Vatës…
Në Llap ekzistonin edhe grupe tjera politike ilegale dhe ato kishin formuar bazat e tyre. Pas burgosjeve të shumta të vitit 1982 si Shefqet cakiqi, Afrim fusha, Muhamet Imeri, Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi pastaj gjatë vitit 1983/ 84 Mustafë Xhemajli, Sherif Konjufca, bajrush behrami pastaj fadil lepaja, ismet begolli, Ali Ajeti ( kerkoj falje nëse nuk i përmendi të gjithë emart ngaqë shumë janë), Nazmi llapashtica, Hetem Ajeti….
ORIENTIMI PËR LUFTË TË ARMATOSUR
PAKENAQESIA E SHQIPTARËVE( viti 1989) në Kosovë sa vinte e shtohej në të gjitha shtresat e popullsisë.. Më 28 matrs 1989 Kuvendi i Serbisë miratoi ndryshimet në Kushtetutë me të cilën suprimoi Autonomin e Kosovës. Më 29 mars 1989 u shkrua komunikata nga fadil Vata, Ahmet Haxhiu dhe Shaban Muja, e cila u shpernda në Kosovë, e më 17 prill 1989 edhe në shtetet e Evropës…Në Podujevë u shperndanë nga Grupi i Ali Ajetit ndersa në Prishtinë shperndarja ishte bërë nga disa grupe e që Kordinoheshin nga një Rreth i LPRK-ës.Në këtë kohë Grupi i Zahir Pajazitit shtrihej në Gallab, në Llap, por edhe në Prishtinë, prej nga ishin anëtarët e grupit të tij. Grupi kishte shtrirje të gjerë por nuk u dekonspirua… Për aksione dinin vetëm pjesmarrsit e drejtpërdrejtë Afrim Zhitia, Fatmir Brajshori, Fahri Fazliu dhe më vonë pas daljes nga burgu këtij grupi iu bashkangjit edhe Ramadan Avdiu.. Për koordinimin e aksioneve Zahir Pajaziti kontaktonte me Afrim Zhitinë. Pas vrasjes së Afrimit ai mbajti lidhje me Nazmi“ Zukën dhe përmes tij me Fatmir Humollin ( që kishte hapur një furrë- bukëpjekës në Kodër të Trimave njëherit edhe si bazë) dhe Hajredin Hysenin.
Zahiri me grupet e Drenices mbante lidhje, por edhe me ato të Dukagjinit dhe të Ferizajt.
ÇETA E LLAPIT
Grupi politike ilegal i të rinjëve u formua në maj të vitit 1981. Aty ishin Naser dhe Blerim Hyseni të cilet ishin denuar me 15 ditë burg ndersa sabri Kiçmari dhe Avdi Visoka me të holla. Këta u perjashtuan nga shkolla fillore në Besian, të cilet u rexhistruan ne shkollen fillore në Laberion nga i larguan serish për të vazhduar pastaj në Llapashticë.
Policia më 27 shtator 1988, kishte arrestuar anetaret e grupit ilegal Fidaim gashin, Hysen jasharin, Nezir Haziri, Bajram haziri, Naser beka, Skënder Murati, Hajredin Hyseni, Nexhat maliqi, Fikrie Musa dhe Ruzhdi Kiçmari… Një pjesë e grupit e mbetur kaloi në ilegalitet si Sabri Kiçmari, Naser Hyseni, Fahri Ajeti, Naime Jashari, Enver Behrami, Fexhrie Potera… Naser Hyseni ishte në lidhje me Bedri Blakqorin dhe Gani Hoxhën. Grupi kaloi në ilegalitet si në Besianë po ashtu në Prishtinë dhe në Drenicë… Qendra kishte vendosur që grupi ilegal të emigrojë në Botën e Jashtme. Ata kishin pergaditur edhe pasaporta dhe dy vetura. Nga Besiana dhe Kastrioti shkuan në Lublanë dhe kufirin me Italinë e kaluan në këmbë maleve. Në Zvicer kaluan Naser Hyseni, Fahri Ajeti, Enver behrami, Fexhrie Potera dhe Naime Jashari. Qendra kishte vendosur që Sabri Kiçmari ta vazhdojë punën ilegale në Kosovë. Atij iu bashkuan edhe Hasan Ramadani dhe Shaban Mulolli.
LPRK-ja kishte vendosur që gjatë muajit mars të organizoheshin demonstrata ku të kishte mundësi ( 1989).Në Besianë demonstrata u organizua më 27 mars të vitit 1989. Demonstrusit së pari u tubuan afër Shtëpisë së Kulturës. Para tyre doli një grup policësh i prirë nga Jetullah Kuqi, komandant i policisë në Besianë i cili në një dorë mbante shufrën e gomës e tjetren e kishte ngritur që të komunikonte me masën.. Disa demonstrues e kanë tërhequr dhe e kanë futur në mesin e tyre. Policët e tjerë u munduan ta terheqin dhe e nxorrën nga turma. Aty afër ishte edhe Isa Ejupi( fshati Sopatë). Në atë moment dikush shtiu në Jetullah Kuqin dhe mbeti i vdekur në vend. Aty u plagos edhe polici serb Zoran koraç, të cilin e quanin Kvaq. Vrasjen e bëri një person me rroba të zeza dhe këmishë të bardhë. Masa nuk e ka njohur. Edhe sot e kësaj dite kjo vrasje ka mbetur enigmë.. Edhe dy djem të axhalarëve të Jetullah Kuqit që punonin në SPB i kishin larguar nga puna… babai i Jetullahit është deklaruar: “ Djalin m’a vranë UDB-a“… Aty ishte vrarë nga radhet edemonstruesve Mehmet Ejupi i lindur në vitin 1965, më 11 tetor në Vendenis….
Grupi Gueril i Llapit më 27 MARS ISHTE I ORGANIZUAR DHE I ARMATOSUR. NJË NGA BAZAT ISHTE SHTEPIA E MUSTAFË AJETIT. ATY U VENDOSËN: ALI JETI, ISMET ABDULLAHU, BASRIJE MURATI – SHQIPJA, GANI HOXHA DHE GANIMETE ABDULLAHU.
Në këtë kohë guerilja i kishte bazat e veta në Livadhi, në shtëpinë e familjes së Halim Abdullahut, në shtepi të hasan ramadanit në Albanik, në shtepinë e Ramadan Fazliut në Besianë, në shtepinë e Vehbi rushitit dhe Hasan rushitit në shtepinë e xhafer Spahiut – Vendenis, një bazë ishte në Dardhishtë, në Dyz dhe në Herticë, në shtepinë e Muhamet latifit në Pollatë, në shtepinë e Qazim Tovërlanit dhe Tahir Rrahmanit në Livadhi, në shtepin e Shaban Ajetit në Mirash në shtepinë e Beqir hajrizit në Bardhosh.. Beqiri ishte edhe në grupin e Mehë Ukës në nga bajgora..
Në këto baza kanë qëndruar edhe ilegalet nga viset e tjera si HAJDIN ABAZI – LUM HAXHIU, ALI AHMETI, BARDHYL MAHMUTI. pOR EDHE SHUMË TË TJERË. EDHE AFRIM ZHITIA ËSHTË STREHUAR NËËR KËTO BAZA E SIDOMOS NË PRISHTINË NË SHTEPIN E FATMIR BRAJSHORIT ku ishte vendosur baza; teknika dhe një pjesë e armatimit…
Lum Haxhiu në kohën e qëndrimit në Llap, e kishte nofkën Rexha. Ai ishte i armatoasur me një “ uzi“ dhe një revole.
Me pervojen e tij e ndihmoi levizjen ilegale edhe në këto anë…
Grupi ilegal në vitin 1989 ishte i madh. Kërkesat për tu futur në guerile ishin shumë të mëdha. Guerila e LLapit dhe Gallabit u organizua nëaspektin ushtarak, komandant i së cilës u zgjodhë Ali Ajeti dhe neper baza ishin caktuar përgjegjësit. Përveq kësaj e kishin udhëheqsin politik Sabri Kiçmarin. Hierarkia respektohej me perpikmeri. Askush nuk guxonte të ndërrmerrte aksione pa pëlqimin e Ali Ajetit. Për shkak të përgjegjësive të mëdha kryesisht në bazë qëndronin Ali Ajeti dhe Sabri Kiçmari….
Për shkak organizimit ushtarak grupi i guerilës së Llapit u bë i njohur me emrin Çeta e Llapit!!!!
Çeta e Llapit vendosi të bëjë organizimin e një demonstrate më 30 maj të vitit 1989. Ishin marrë dhe vendimet. Ahmet Haxhiu u njohtua të njeten ditë për vendimet. Kjo ç¨shtje u shqyrtua të njetën ditë nga Këshilli i Përgjithshëm i LPRK-ës: Ahmet Haxhiu, Fadil Vata, Hidajete Krasniqi dhe Avdyl Mustafa. Ata vendosen që Çeta e Llapit të pengohej që të mos dal e armatosur në demonstrata. Për këtë ngarkuan Fadil Vatën i cili mnegjithë përpjekjet nuk mundi t’i gjejë për të kontaktuar me ta…
pankartat dhe parullat i kishte pergaditur Sabri Kiçmari me shokë në shtepin e Ali Ajetit por pa Ali Ajetin i cili kishte shkuar nëper baza me i pergadit shokët ndersa gjatë asaj nate roje kishte bërë edhe nëna e Alisë Vahidja… Të nesërmen erdhi dhe Aliu. Kur u nisën për në demonstratë i porositi: “ Ruani, bijë , se katilat u dalin përpara.
E Aliu iu përgjigj: Nënë, jemi marrë cesh për këtë punë“.
Demonstruesit rritën deri në qendër të besianës. Policia nderhyri me shkopinjë gome. Pati të shtëna edhe nga ushtarët e Çetës së LLapit, por vetëm në mbrojtje… Por në nderkohë kishte arritur njesia speciale e policisë jugosllave.. Ata me mjete të blinduara dhe me helikopterë sulmuan dhe shperndanë demonstruesit. Një pjesë e Çetës së Llapit ku ishin Ali Ajeti – komandanti dhe Sabri Kiçmari, udhëheqësi politik, u terhoqen në drejtim të Gjimnazit në drejtim të fshatit Merçez, dhe u orientuan për në bazën e tyre. Bashkë me ta ishin edhe nja 50 demonstrues ndersa në mesin e tyre kishte edhe vajza.. Helikopteri filloi të shtinte me armë zjarri dhe me gazra helmuese. Nga toka policia i ndiqte dhe i percillte hap pas hapi… Kur policia ishte afruar Ali Ajeti e ktheu automatikun dhe kishte filluar të shtinte. Policia nuk e kishte pritur një guxim të tillë.Për momentin u shtrinë për tokë dhe kerkuan ndihmë nga helikopteri, i cili u erdhi në ndihmë. Ali Ajeti luftoi me trimëri. Në atë rast ai u plagos. Shokët u përpoqen ta terhjekin. Ai urdheroi ta linin dhe i plagosur mbrojti terheqjen e tyre. Policia hetoi se më nuk mund të shtinte dhe filluan të afroheshin. Ende ishte i gjallë. Policët nga afersia shtinë dhe kështu mbeti i vrarë Ali Ajeti, komandant i Çetës. Anetaret e tjerë u terhoqën në bazë. Safet Ajeti e mbante flamurin i cili ishte i shpuar nga plumbat… Secili grup ishte terhequr në bazë të caktuar…
Pas kesaj ngjerjeje mundesia e qendrimit të Çetës së Llapit ishte e vogël kështu që u miratua vendimi që më të rrezikuarit të largoheshin nga Kosova. Për shkuarjen e tyre për në shtetet perendimore u organizuan: Ahmet Haxhiu, Fadil vata, Shaban Muja, Avdi latifi, Sabri Uka, nazmi Llapashtica, Avdyl Mustafa, Sabri Kiçmari, kurse nga dega jashtë vendit: Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Emrush Xhemajli..
Një pjesë të pasaportave e ka pergaditur Sahit Krasniqi nga kastrioti. Të parët u larguan nga vendi Bajram Ajeti dhe Basrije Murati – Shqipja.
ShumicA PREJ TYRE U LARGUAN POR DISA NUK PRANUAN SI RASTI ME hASAN rAMADANIN E aLBANIKUT. Nga ana tjetër, me Çetën e Llapit ishte në lidhje edhe Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu pastaj edhe disa të rinjë, në mesin e të cilëve ishte edhe rrustem Mustafa – Remi, i cili kishte qenë në bazën e Çetës në Ballsh dhe në shtepinë e Hasan ramadanit..
Me rastin e burgosjeve të shumta nuk u dekonspiruan: Beqir Hajrizi, Sheqir Hasani, Nuhi Ajeti, Hetem Ajeti, Fadil Lepaja, Pajazit Jashari, Rukije Ajvazi dhe të tjerë…
Zahir Pajaziti në atë kohë nuk ishte më anëtar i LPRK-ës por bashkëpunonte me pjesen më të madhe të tyre siç ishin: Ali Ajeti, Gani Hoxha, Shaban Mulolli, Hasan Ramadani, Afrim zhitia. Në bazën e Çetës së Llapit në shtepinë e Enver Osmanit, u takua me luftëtarët dhe me Ismet Abdullahun u percaktuan format e bashkëpunimit..
Kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës këto grupe ishin bashkëformuese. Lidhjet me jashtë i mbanin me Ismet Abdullahun ( Zahiri) dhe pas njohjes që u bëri Ismeti edhe me Ali Ahmetin. Zahiri vlersonte lartë përgatitjet ushtarake që i bënin Hajredin Hyseni dhe Fatmir Humolli. Lidhjet i ka mbajtur nëpërmes të Nazmi Zukës, i cili ishte udhëheqës ushtarak për rajonin e Llapit dhe të Gallabit…
Zahir Pajziti, që nga viti 1981, ishte percaktuar për luftë çlirimtare. Format e angazhimit të tij ishin ato të kohës si; demonstrata, protesta, greva, shpërndarja e afisheve dhe e trakteve, aksioneve të ndryshme e nder to edhe aksione subversive, rrehtimi në njësitë guerile dhe formimi i tyre, sigurimi i bazave për strehiminn e ilegalëve nëpër fshatra dhe qytete, sigurimi i armëve dhe i municionit…Njëherit rënde¨si e veçantë e ilegales dhe njesiteve guerile para formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte edhe bashkëpunimi me Shqiperinë jo vetëm për të mësuar e stêrvitur guerilën shqiptare, por edhe për vendosjen e të dekonspiruarve…
LPRK-ja i kishte vë vetes për detyrë të formojë krahun e vet ushtarak dhe për këtë Komiteti Drejtues kishte dhënë direktivë të qartë për formimin e Këshillave të Rrethit të LPRK-ës…
Kështu ishte formuar Këshilli i Rrethit për Pejë që udhëhiqej nga Ibish Neziri, Havë Shala, Lulëzim Etemaj pastaj për Burim Me Xhevat Zekën, Këshilli i Rrethit për Prizren që udhëhiqej nga Behajdin Hallaqi ( bënte pjesë edhe Nait Hasani) ndersa në veçanti ishte Këshilli i Rrethit për Prishtinë ku bënin pjesë:A frim Zhitia, Fahri Faliu, Fatmir Brajshori, Ramadan Avdiu dhe Avni Klinaku me udhëheqesin dhe ideatorin Fadil Vata; pastaj në Klinë Këshilli i Rrethit me Sahit Berishën, Për Mitrovicë me Raif Qelën më vonë Kadri Veselin, Për Drenicë më Azem Sylën. Mehmet Bislimin, Hashim Thaqin,Këshilli i Rrethit për Preshevë me Halil Selimin, Adnan Asllanin, Për Strugë me Guximtar Ladorishtin, Për Kërçovë me Beqir Limanin, në Llap Ali Ajeti, gani Hoxha, Shaban Mololli, Hasan Ramadani, Bedri Blakqori por edhe Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu sipas nevojës…
Duhet theksuar edhe këtë gjë që; në kohën e qëndreses heroike të “ Çetës së Llapit“ Zahir Pajaziti nuk ishte më anëtar i LPRK-ës por ishte në rjedhat e orientimeve të saj. Ai edhe më parë kishte bashkëpunuar me pjesën më të madhe të LPRK-istëve të trevës së Llapit.
Kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës këto grupe ishin bashkëformuese. Lidhjet me jashtë i mbanin me Ismet Abdullahun ( Zahiri) dhe pas njohjes që u bëri Ismeti edhe me Ali Ahmetin. Zahiri vlersonte lartë përgatitjet ushtarake që i bënin Hajredin Hyseni dhe Fatmir Humolli. Lidhjet i ka mbajtur nëpërmes të Nazmi Zukës, i cili ishte udhëheqës ushtarak për rajonin e Llapit dhe të Gallabit…
Zahir Pajaziti më 27 dhe 28 qershor kishte pergaditur grupin e tij, me rastin e ardhjes së serbëve përtëkemtuar humbjen e tyre më 1389, që të mbrojë popullin nëse sulmohej nga hordhitë serbe…
Çeta e Llapit mori udhëzime nga Qendra që të kalonin në ilegalitet dhe ua ndaloi që të organizonin vrasje të policisë serbe me qëllim që të kursehen ata dhe populli…
Në nëntor të vitit 1989 , lidhur me vrasjen e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Zahir Pajaziti kishte vlersuar: “ Populli i Kosovës pati humbje të madhe…
Zahiri kishte organizuAR STËRVITJE USHTARAKE EDHE NË kOSOVË DHE ATË NË FSHATIN gURSH TË lLAPIT NË NJË ORË MËSIMI U KISHTE THËNË:
“ Burra, rruga prej nga jemi nisur e deri të arrijmë në krye të saj ¨shtë e rëndë, e vështirë, e pse jo edhe e rrezikshme. Qëllimi ynë është çlirimi i popullit shqiptarë dhe bashkimi i tij në një shtet – Shqipëri… Duhet të shkojmë në luftë jo për të VDEKUR se nuk jemi FATALIST por për të FITUAR! Sot jemi grup politiko – ushtarak por nsër do të jemi Ushtri Çlirimtare!
“ Pushka juaj qoftë e nderuar dhe ju priftë fati në luftën e ardhshme çlirimtare“.
Djemët e ilegalës ishin djem nanash dhe sy patrembur. Ata ishin mëtë bukurit e të bukurve ngaqë në vete e kishin të ngershyer Atdhe – dashurin, përjetesin kështu që; me ta toka bëhj me diell kur kishte nevojë për të e me shi kur e donte bereqetin…
Edhe vajzat filluan të krenoheshin me trimerinë e djemëve të ilegalës.
Nga të dhënat shohim se Zahir Pajaziti si veprimtar politik, por edhe si ushtarak ishte i i afër dhe i kujdeshëm me shokët. Virtytet e larta të tij si nderi, guximi, trimëria, ishin veti të veçanta të tij.
Elita politike shqiptare me filozofinë e tyre donin të ushqenin me iluzion se gandizmi është rruga më e mirë por te një pjesë e popullit u rit besimi në mundësinë e luftës dhe të fitores kundër pushtuesit. Përgaditjet politiko – ushtarake kishin filluar të bëhen edhe në Llap si në rajone tjera në Drenicë dhe në Rrafshin e Dukagjinit. Këto përgatitje ishin vepër e LPRK-ës por edhe e disa grupeve tjera ilegale por që nuk ishin në LPRK-ë..
Shqiperia ishte e interesuar që në rast se vije te lufta e mbrendshme në Jugosllavi, shqiptarët në Kosovë të jenë në aspektin politik dhe ushtarak sa më të përgaditur… Ramiz Alia pas konsultimeve me Byronë Politike u dakordua për mundesin e formimit unik – politik dhe uahtarak. Ramiz Alia nënshkroi dekretin për organizimin e përgatitjeve ushtarake ( të mos harrojmë se akoma ishte viti 1991) në territorin e Shqiperisë… Fillimisht u caktua Serreli dhe Selishta, kurse më vonë parashihej edhe në thellësi malore në afersi të kufirit me Kosovën. Kadetët rreth 600 veta duhet të dergoheshin fillimisht duke filluar me grupe dhe atë të parin prej 50 vetave.. Të gjitha shpenzimet për kadetë i kishte siguruar shteti – Ushtria Shqiptare ( si uniforma, armët, municionin, vendosjen në kazermë, ushqimin, ruajtjen e sekretit)… Zgjedhja e kadetëve ishte obligim i vet shqiptarëve nga Kosova të cilët mirreshin me këto organizime…
Për zgjedhjen e kadetëve+ nga zona e Llapit ishte caktuar Isa Berisha nga majasi. Këtë punë e bëri në marrëveshje me Ismet Abdullahun, i cili mbante lidhjet me Enver Osmanin nga fshati balsh, aktivist i LPRK-ës…
Nga Prishtina për Ushtrime Ushtarake në Shqiperi në grupin e parë mori pjesë edhe Shaip haziri, i cili udhëtoi bashkë me Zahir Pajazitin dhe Fadil Begun nga Prishtina në Cyrih. Zahiri qysh heret ishte njohur me Ismet Abdullahun tek i cili qëndruan dy ditë pastaj shkuan në Triestë të Italisë, ku u bashkuan dhe me kadetët e tjerë dhe vazhduan për në Shqipëri.. Aty i priti Zymer Berisha… Në grup ishin 54 kadetë nga Kosova. Ramiz Alia kishte caktuar Adem Çopanin, i cili ishte në cilësin e këshilltarit ushtarak. ushtrimet u zhvilluan në konspiracion… Shtabi i ushtrisë Shqiptare kishte caktuar në krye kolonelin Hysen gegaj dhe zëvendës Agron Dhimarko. Aty ishin edhe eprorët:T. Sinani, kastrioti, Ronaldi, Ylli dhe Ramazani…Zahir Pajazitin koloneli Hysen Gegaj e ka caktuar komandant skuadre.. Nga ky moment kishte filluar bashkëpunimi i ngushtë i Zahirit me eprorët ushtarak në Shqiperi e sidomos me Hysen gegajn dhe Agron Dhimarkon.
Më voë Zahiri shpesh është konsultuar me këta dy eprorë gjerë në vitin 1997…
Mirepo në Kosovë nuk ishte vetëm ky grup ushtarak që vepronte. Pyetje e domosdoshme ishte si të bëhet Bashkimi i grupeve? Vrasja e Ali jetit dhe shkuarja e disa luftetarëve të Çetës së Llapit në Perëndim si dhe vrasja e njerit prej udhëheqësve të LPRK-ës ishte humbje madhe…
Sa ishte gjallë Afrimi e emeroi Hasan Ramadanin komandant të Çetës së Llapit.. Ditën kur i kishte dhënë edhe një automatik mu në shtepinë e Ali jetit në Besianë, që e shfrytzonte si bazë për strehim.. Në automatikun e tij Hasan Ramadani i kishte gravuar inicialet e A. ZH. Hasan Ramadani kishte lajmëruar se në grup i kishte 10 veta… Grupet për shkak të konspiracionit një kohë do të vepronin ndamas.. Grupi i Zahir Pajazitit kishte Hakif Zejnullahun, Isak Shabani, Rrahim Haziri, Agimi vëllai i Zahirit, Fadil Pajaziti, Fadil begu, Enver Osmani, Ajet Ahmeti dhe disa të tjerë nga Batllava dhe nga fshati Plepaj…
Gjatë kesaj kohe ilegalja pesoi edhe humbje të mëdha ngase u arrestuan dhe u denuan: Hajredin Hyseni, Nexhat Maliqi, Hysen jashari, bajram haziri, Nezir haziri, Fikrije Musa, Fidaim gashi, Skënder Murati, Ruzhdi Kiçmari, Fahri Zebica dhe Naser BEKA. Kurse jashtë vendit shkuan Sabri Kiçmari, Naser Hyseni dhe Fexhrije Potera… Megjithate në Llap ishte më herët edhe një Grup që quhej i të rinjëve me emrin “ komiteti për Shpëtimin e kosovës“.. me iniciativen e s. kiçmarit dhe Naser hysenit. Këtyre iu bashkua edhe Hajredin hyseni – Dini dhe të tjerë. Komiteti punoi në mëny<rë të pavarur dy vjet pastaj Fahri Ajeti krijoi lidhje me Bedri Ajetin dhe Fadil Lepajën si anëtar të LPRK-ës.. Sekretar politik i grupit ishte Ismet cakiqi kurse sekretar organizativ Bedri Ajeti… anëtar ishin dhe Bedri Blakqori, gani Hoxha, hajredin Hyseni dhe Fexhrije Potera…Në vitin 1990 LPRK-ja në një mbledhje per Rrethin e Besianës vendosi që kryetar i Këshillit të jetë Hajredin Hyseni – Dini…
Mbledhja e Përgjithshme në nivel të Rrethit u mbajtë në fshatin Mirash në vitin 1991.. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë afro 24 delegatë ( s’më kujtohet saktësiht numri) por edhe Fatmir Humolli dhe Nazmi Zuka.. Ishte ftuar edhe grupi i intelektulëve dhe në emër të tyre letren përshendetëse e kishte derguar Abdyl Lahu, përmes një delegati… Në Mbledhje u moren vendime me rendesi si bashkimi i grupit të Fatmir Humollit dhe Nazmi Zukës me LPRK-ën ( më vonë Fatmiri serish largohet dhe formon me të tjerë LKÇK-ën).. Aty u bë zgjedhja e Kryetarit dhe e Këshillit të Rrethit në këtë përbërje: Fatmir Humolli, Hysen Jashari, Fidaim Gashi, Ruzhdi Kiçmari, Bajram Hajrizi dhe Sahadete Zhitia… Sahadetja ishte përgjegjëse për organizimin e femrave në rrethinën e Besianës…
Për formimin e Shtabit ushtarak të Besianës ishte duke punuar LPRK-ja kryetar i së cilës ishte Hajredin Hiseni. Vetën në Llap dhe Gallab ishin formuar më shumë se 70 këshilla. Në kuadër të Këshillit“të Përgjithshmëm behej organizimi politik, ku ishte formuar Shtabi Ushtarak i Besianës. Ky ishte vendimi më i rëndësihëm i LPRK-ës. Në bazë të këtij vendimi u formua ( keshtu u em¨rua në faktë) Nj¨siti Gueril i Llapit e më vonë skuadra Ushtarake e llapit, komandant i së cilës ishte Hysen Jashari. Në mesin e luftëtarëve të skuadres ishin: Nazmi Ajeti, Fatmir Sfishta, Halim Rrmoku, Bajram Hajrizi, Rrustem Mustafa – Remi dhe të tjerë…
Shtabi ushtarak veproi në këtë përbërje: Nazmi Zuka, shef i Shtabit, kurse anëtarë të tjerë ishin Naser Beka, Faik Ajeti dhe Ismet Mahmuti…Udhëheqja politike me Dinin ishte në hall të madh ngaqë Qendra e ( LPRK-ës) nuk lejonte aksione të armatosura por vetëm përgatitje ushtarake për luftë kurse skuadra ushtarake kërkonte aksione të armatosura…Shpesh herë pjestaret e kësaj skuadre kishin bërë ca veprime, aksione të cilat Qendra s’i kishte pritur .
Në mbledhjen e Parë të krahut ushtarak ishte vendosë që të formohej Shtabi Ushtarak i Besianës…
- Zona e parë përfshinte qytetin e Besianës, përgjegjës Nazmi Zuka
- Zona e magjistrales Bsianë – Prishtinë, përgjegjës Kadri Pireva..Bllokimi ishte paraparë si gjithnjë te kulina
- Zona nga Besiana – bederianë përgjegjës ishte Kadri Pajaziti i Kreshtes. Bllokimi te Liqni i battlavës
- Zonë Besianë – Medianë përgjegjës ishte Gëzim Veseli dhe bllokimi bëhej afër kufirit….
Zahir pajaziti në Mbledhjen e Shtabit kërkoi:
“ Shtabi duhet të organizohet për aksione kundrr policisë serbe.. Ata po bëjnë torturime ne popull, po plaçkisin dhe lirisht po kalojnë neper fshatra pa asnjë të keqe. Ne duhet t’u dergojmë letra kercenuese policëve dhe shoqeruesve të tyre. Nëse kjo nuk bënë punë atëherë të organizojmë sulme në pusi…Policet serbë të vriten shqiptarët të frikesohen… Disa shqiptarë që po na duken të dyshimtë duhet t’ua bëjmë me dije që të mos bashkë-punojnë me policë… Shtabi duhet të lejojë vrasjen e disa policëve serbë që janë bërë të njohur si kriminelë e sidomos njëfarë Bosanci dhe njëfarë Cipiripi…..
Për të gjitha keto kerkesa Zahiri i la kohë Shtabit që të konsultohet edhe me pjesen politike… Disa anëtarë të Shtabit i përkrahen qëndrimet e Zahirit dhe u larguan bashkë me të si Isak Shabani dhe Rrahim haziri…. Që të mos i cekë të gjitha shkaqet po i themë vetëm dy se perse u largua Zahiri nga Mbledhja dhe perse prej ketij momenti ai e shikonte pak me ndryshe LPRK-ën…
E para disa anëtarë të Shtabit si kishin kryer detyrat e caktuara. këtë Zahiri e kishte vlersuar si Punë jo serioze dhe papergjegjesi sipas rregullave ushtarake dhe
e dyta Shtabi i Besianës nuk lejoi organizimin e aksioneve të armatosura dhe kjo u pengua nga udhëheqja politike e LPRK-ës për Besianë…
Pas kësaj u formua Shtabi i Mbrotjes i Zonës së Llapit. Zahir Pajaziti që të ruante sekretin në shkallën më të lartë i dha perkrahjen Nazmi Zukës që të formonte Shtabin e Gallabit… Zahiri për të fshehur punen e tij mori nofken Çerçizi…
Me këtë emer veproi deri saq nuk e pati takimin e parë me Nait Hasanin kur u prezentua me nofkën Ismeti…
Të gjitha keto vertetojnë që në zonen e Llapit vepronin dy Shtabe: njeri i prirë nga Zahir Pajaziti dhe tjetri nga Nazmi Zuka…Zahiri vepronte ne të dy Shtabet por nga kys i fundit u largua duke i porositur: Kur te pergaditeni te Zahiri e ke deren e hapur. Kurdo që e keni nevojën me thirrni“… Faktet e me vonshme e kanë vertetuar që pas shuarjes së Shtabit të Besianës anëtarët e tij kanë vazhduar të bashkëpunojnë me Zahirin si ata që mbeten në Kosovë po ashtu edhe ata që shkuan në Shqiperi: Fatmir Humolli dhe Nazmi Zuka…
Burgosjet e vitit 1993 ishin goditje e rëndë për organizimin e luftës çlirimtare. Në vitin 1993 u burgosen kuadrot udhëheqëse ( disa nga ato ) të LPK-ës dhe LKÇK-ës. Në ketë kohë u burgosen Hajredin Hyseni si Kryetar i Këshillit të LPK-ës dhe dhe dy shoket e tij pergjegjes në rreth: Ismet Mahmuti dhe Faik Ajeti, si dhe Shemsi Veseli, i cili ani pse ishte në LKÇK u denua si i LPK-ës..
Në këtë kohë u burgosen edhe: Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri, Ismet Mahmuti, Hajredin Hyseni, Faik Ajeti, Raif Qela, Salih Mustafa, Nehat Selimi, Ramadan Pllana, Islam Mulaku, Ajet Berisha, Bajrush Xhemajli, Sanije Aliu, Ramize Abdullahu, Shemsi Veseli, Rexhep Avdiu, Skënder Hajdari dhe Hamit Zeqiri…
Zahiri kishte vendosur të kaloi ne aksione konkrete.. Të gjithë shqiptarëve që bashkëpunonin në një mënyrë ose tjeter me serbet së pari u terhiqej verejtja pastaj kalohej në aksione konkrete… Serbet fillluan të ishin më të kujdeshëm ndersa në LLap policia pothuajse u izolua e tëra.. Po ashtu edhe në qytet…
Një serb nga Prokupla kishte sjell një kamion me gjësende. Askush nuk i blente. Një tregtar fshehtas ia bleu tërë mallin. Dy vetë kur u nis kamioni i hodhën tre shishe me benzinë dhe sa doli në rrugë i doli flaka. Fitimin e mori zjarri. Rastet nuk u perseriten më…
Aksionet e Armatosura të grupit të Llapit, të Drenicës dhe të Dukagjimnit nën udhëheqjen e Adem Jasharit, vunë themelet për formimin e Ushtrisë…
Ismet Abdullahu nga grupi i Llapit, salih Çeku, Saim Tahiraj dhe Zenun Idrizi nga Grupi i Deçanit u takuan me Fehmi Aganin në Shtutgard. Pas kësaj Ismet Abdullahu ishte takuar së bashku me Nazmi Ajetin me luftetaret e Zahirit.
Që të mos zgjatem shumë ngaqë më duket që kjo nuk është edhe aq relevante vetëm do përmendim se; në Gallab Zahiri me një grup shokësh e formoi Forumin Rinor të Partisë Parlamentare ( Adem Demaçi ishte kryetar) dhe në kryesi u zgjodhen njerez të deshmuar në demonstrata… Në zgjedhjet për Gallab me 20 fshatra Zahiri qe zgjedhur Kryetar i PPK…
Zahiri kontakte indirekte përmes Islam Abdullahut, Nazmi Ajetit por edhe të ¨tjerëve kishte edhe me anëtarët e LDKës por siç kishte deklaruar ai; “ prej tyre nuk pati as nxitje, as përkrahje, as furnizim me armë dhe mjete financiare.. Ndoshta LDK-ja ka pasur përfitime finaciare dhe politike?
Të gjitha këto e bindën komandant Zahirin se me LDK-ën dhe Qeverin e Kosovës Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka më pse të bisedojë….
Zahir Pajazit ishte në rjedhat e punës së LPK-ës sikurse që udhëheqja e LPK-ës dhe më parë ishte e interesuar me ra në kontakt me Zahirin…Për këtë arsye Ali Ahmeti u lidh në mënyrë direkte me grupin e Llapit, që udhëhiqej nga Komandant Zahir Pajaziti ( duke ju falenderuar Ismet Abdullahut) por edhe kur u krijua lidhja në mes Zahirit dhe Nait Hasanit ishte bërë përmes Abaz Gjukës dhe Ismet Abdullahut…Kjo lidhje pastaj është mbajtur në kuadër të grupi t të veçantë të LPK-ës…
Zahiri në Shqiperi disa herë kishte bisduar dhe me LKÇK-ën me Fatmir Humollin që ata të marrin përgjegj¨sin politike për UÇK-ën. Këshilli i Përgjithshëm caktoi Agron Rrahmanin që të bejnë marreveshje por deri te kjo nuk erdhi…
Kjo lidhej me thenjen kur ndaheshin vellai i madh u thoshte vellezerve më të vegjël: Ndanu si të doni, por livadhin e madh lrmani mua!!!
Filloi formimi i zonave të lira
Fillimisht u formuan skuadrat të cilat kishin edhe territorin ku organizonin aksione kundër policisë serbe. Grupet më të organizuara ishin në territorin e Drenicës, të komanduara nga komandanti Adem Jashari, por kishte edhe grupe të vogla të tjera si ai i Rexhep Selimit, i Sylejman Selimit, Sokol Bashotës… Adem jashari u sulmua më 30 janar të vitit 1991. Më 1 janar 1992 shkuan Ramiz Lladrovci dhe Jakup Krasniqi të njiheshin me situatën. Ata biseduan me Shaban Shalën dhe vendosen që të krijohej baza ushtarake në shtëpinë e tij…Aty u vendosën: Ademi, Hamza, Rifati dhe Sahit Jashari, Fadil Kodra dhe të tjerë kështu që deri më 22 janar 1998 fshati Prekaz ishte zonë ushtarake ku policia serbe nuk arriti të hynte…Në Klinë ishte Mujë Krasniqi që i përkiste Zonës Ushtarake të Drenicës, i cili ishte i lidhur me Rexhep Selimin..
Zahir Pajaziti kishte kontakte direkt me Adem Jasharin por edhe permes Rexhep Selimit. Zahir Pajaziti kishte shkuar në Prekaz por edhe Ademi kishte shkuar në Llap dhe për këtë tregon vetë Musë Jashari…
Zahiri kishte krijuar lidhje edhe me grupin e Radafcit, nabërgjanit etj. Në grup kanë qenë Qerim Kelmendi pastaj Adrian Krasniqi. Por grupet padyshim më të organizuara në atë kohë ishin në Drenicë dhe në Llap… Nuk duhet harruar që në Dukagjin Zahiri kishte shkuar edhe në Gllogjan..
Një episod
Zahiri e kishte një pistoletë shumë të mirë, e cila kurrë nuk kishte dështuar me rastin e atentateve të bëra. Luani e pelqeu këtë pistoletë, të cilën Zahiri ia dhuroi. Pas lufte vellezrit Haradinaj Ramushi, Dauti dhe babai i tyre e ftuan Qerim Pajazitin, babain e Zahirit dhe ia kthyen pistoletën. fatkeqësisht Zahiri dhe Luani bartesit e asaj pistolete tani ishin të përjetsuar ashtu siq ishte edhe Shkelzeni vellai i Luanit…
Në grupin e Drenixes vepronin edhe Rexhep Selimi së bashku me Hashim Thaqin i cili ishte koordinator dhe i cili ishte në lidhje me Xhavit Halitin i cili perfaqsonte jashtë dhe i ndihmonte me mjete financiare, Azem syla punonte në furnizim, Sokol Bashota në bashkëpunim me treshin e percaktuar për punë ushtarake të LPK-ës.: Xhavit Halitin, Azem Sylën dhe Hashim Thaqin fituan superioritet dhe pastaj UÇK-ja prezentohej nga ky grup…
Por duhet cekur këtë gjë. Për nevojën e formimit të Ushtrisë ishte biseduar edhe në radhët e LPRKës dhe në Zajaz ku merrnin pjesë në Një Mbledhje Konsultative: Ahmet Haxhiu, Azem syla, Hashim Thaqi, Ali Ahmeti,Adem Grabovci, Gafurr Elshani, Sahit Berisha, Ibish Neziri, Ramadan Avdiu, Fatmir Brajshori, Behxhet Luzha,Halil Selimi, Hidajete Krasniqi, Hysen Gega,Beajdin Allaqi u krijua Grupi për organizimin e Mbledhjes së IV-të i përbërë nga Hashim Thaqi, Bilall Sherifi dhe Adnan Asllani…
Mbledhja e katërt ishte mbajtur në Prishtinë dhe aty mirrte pjesë edhe krahu ushtarak kështu që në fund të saj ( zgjati dy ditë ndersa delegatët ishin të siguruar ngaqë ishte vërë rojë e armatosur përreth) ishte vendosur të forcohej puna per organizimin e aksioneve luftarake…
Dhe më 26 dhe 27 korrik të vitit 1993 Në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të LPRK( nga aty LPK) u mor vendimi që të formohet: USHTRIA çlirimtare e Kosovës!
Por megjithate kur jemi te Zahiri do duhet cekur këtë gjë: Ai nuk ishte i kenaqur me punen e subjekteve politike të Kosovës, qofshin ato ilegale apo legale.. K¨shtu që ai ka pas ferkime të shumta edhe me LPK-ën e LKÇK-ën…
UÇK-ja u formua dhe për emertimin e saj ka disa versione… Për mua qendron ajo që është thënë edhe më herët që;me 17.11.94 iu vu emri si UÇK-ë në Arau të Zvicres… Unë do permendi vetëm disa nga ato variante…
Ka pasur mendime se e ka paraqitur Azem Syla por edhe Xhavit Haliti. Po ashtu thuhet se së pari Rexhep Selimi fjalën UÇK-ë e ka përdorur ngaqë në vitin 1993 në kallash e paska shenuar UÇK…
Sipas Musë Jasharit fjalën e parë Ushtri Çlirimtare e Kosovës e kishte dëgjuar prej Adem Jasahrit… Izeir Mustafa gjatë stervitjeve ushtarake në Besianë në bisedë me Rrahim Hazirin vendosin që t’i thonë Zahir Pajazitit që grupet tona t’i quajmë Ushtria Çlirimtare e Kosovës…
Kur e kishin thirrur Zahirin nga Zvicra Islam Abdullahu dhe e kishte informuar se ishte vendosur per emrin Zahiri qe pergjigjur: Emër i madh qenka! Me fat! Emri nuk ka rëndësi por puna duhet bërë. Kosovën do ta çlirojmë“
Zahir Pajaziti kishte një veti të lindur që të mendojë shumë dhe të flet pak. Në të parë ishte i qetë dhe kurrë nuk ngutej në vlerësime. mendonte analizonte edhe pastaj e jipte mendimin dhe ai ishte i prerë, i qartë dhe mobilizues…Nuk pinte duhan dhe as alkool. hante pakëz buk, por më shumë pemë“. Për shaka njëherëi tha një shoku: Ore, a e din çka i ka thënë nëna e Azem bejtës një njeriu që kishte shkuar t’i bashkangjitej djalit të saj në luftë? Shko, në shtepi, se Azemi një javë jeton me atë që hangre ti në një vend!““ Shoku iu përgjigj: Ne bukë kemi por fisheket i kemi me ket? Unë hangra bukë e jo fishekë. Po. se po, por kursimi është i nevojshëm si individual ashtu edhe familjar, edhe në ushtri, por edhe kur ta formojmë shtetin“.
Ai Zahiri ishte një konspirator i vërtetë. Nuk kishte lejuar as edhe një herë që dikush të mund të kuptonte ndonjë gjë nga Ay e që nuk ishte e domosdoshme…Të gjithë luftetarët e Grupit të Zahirit kanë pasur pseudonimet. Zahiri ka pasur shumë pseudonime por per shokët e SDhtabit të Përgjithshëm ka qenë i njohur me ISMETI. Pastaj Iliri e kishte nofkën – Mërgimi, Rrfustem Mustafa – Njëshi, Selim Haziri – Dyshi e kështu me radhë…
Sulmet e para në Zonën Operative të Llapit janë organizuar që nga viti 1981, kur ushtari i parë serb vritet në afërsi të Besianës dhe në arkivol e kthejnë në Beograd. Ato aksione u intensifikuan në kohën e Çetës së Llapit dhe ky kontinuitet është ruajtur deri në „çlirimin“ e Kosovës në vitin 1999…
Zahir Pajaziti organizoi aksionet e armatosura në ZOLL. Ai jo vetëm që organizoi, por edhe vetë mori pjesë në aksione të armatosurA. qË NGA VITI 1992 DERI NE VITIN 1997 KISHTE ORGANIZUAR SHUMË AKSIONE DHE VETËM NJË HERË AI NUK ISHTE KRYER sipas planit, sepse fisheku deshtoi, nuk ndezi dhe Sredoje Radoviqit – Cipiripit iu zgjat jeta edhe për dy vjet. Kjo kishte ndodhur në shtator të vitit 1994. Të gjitha të tjerat ishin kryer me sukses.. Cipiripi ishte njeri nder policët më kriminel, i cili bëri tortura të shumta në rajonin e Llapit dhen të Gallabit.. Bdër ato familje që ishin torturuar ishte edhe Familja e Qerim pajazitit, babai t të Zahirit. Ishin rrahur në Gallab Qerimi dhe Agimi, vellai i vogël i zahirit, pastaj te varrezat e fshatit Albanik Qerimi dhe Bajrami, vëllai i madh i zahirit. Aty policia së bashku me cipiripin i kishin lënë si të vdekur..
Në shtabin Qendror të UÇK-ës kishin bërë planin që më 27 shtator 1996 të kryejnë dy atentate: në një Besianë dhe tjetri në Runik të Drenicës..
Zahiri kishte kerkuar që Atentatin në cipiripin ta kryente vetë dhe ne bmremje erdhi kusheriri i tij Fadil Pajaziti. Ai e informoi se Cipiripi ishte në një kafene afër Shtepisë së Shendetit ne Besianë.. Zahiri pergaditi automatikun dhe revolen e futi ne brez dhe aty e gjeti Cipiripin në të cilin shtiu me një karikator të cilin e zbrazi në trupin e tij.. Në trup i mbeten 14 plumba.. Qytetarët e Llapit u liruan nga ky kriminel…
ky atentat pati jehonë të madhe në tërë territorin e Kosovës…
Atentati tjeter i Zahirit bashkë me Ilir Konushevcin është kryer kundër Millosh Nikoliqit nga fshati Surkish, inspektor i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Serbisë, me 27 tetor 1996. Atentati u krye afër shtepisë së tij në Surkish, ku mbeten të vrarë Millosh Nikoliqi, më i njohur si i “ biri i Dragqit“ dhe Dragan Rakiq nga fshati katunishtë. bashkë me Zahirin ka qenë edhe Ilir Konushevci. Në veturë për në Surkish kanë qenë edhe Selim e Naim Haziri dhe Naim Hyseni.
Aso kohe në mesin e ilegales por duke shperthyer ngadalë edhe të popullata ishin keto fjalë:
Nikoliq more shka
Edhe në hypsh në shtat kala
Dora e Zahirit ka me të vra
Dhe me të vertet ashtu edhe ndodhi…
Atentati më i organizuar është bërë kunder Radivoje Papoviqit, rektor i dhunshëm i Universitetit të prishtinës i cili i përjashtoi studentët shqiptarë nga objektet e tyre dhe u deshmua si armik i perbetuar i popullit shqiptarë. Atentati ishte i organizuar mirë në mënyrë profesionale me “ autobombë“, aktivizimi i së cilës u bë nga largësia.. Vetura “ autobombë“ ka qenë e Ilir Konushevcit kështu që ai vetëm disa ditë më herët e kishte shpallur se vetura e tij ishte vjedhur… Në këtë aksion kishin marrë pjesë shumë veta por padyshim nder me të angazhuarit kanë qenë hakif Zejnullahu dhe Ilir Konushevci… Në këtë kohë, vetëm pak ditë më herët Zahiri ishte nisur urgjent për Tiranë kështu që në kohën kur u bë shperthimi ai gjendej në Shqiperi…
Organet e policisë serbe në veturen “ autobombë“ zbuluan numrin e shasisë me të cilën u deshmua se pronar i saj ishte Ilir Konushevci dhe kjo ishte e mjaftueshme që të hapej procedurë e ndjekjes penale… Por, nga dita kur vritet Zahiri, Iliri me disa shokë kaloi në ilegalitet dhe dy javë më vonë ilegalisht kaloi në Shqiperi…
Po ashtu u krey një atentat në inspektorin tjeter të Policisë serbe, udbashin shqip-folës Ejup Bajgorën nga fsahti Lupq i Poshtëm.. Ai ishte percjellur tërë kohën në Prishtinë dhe në momentin kur ai kishte marrë autobusin Podujevë – Prishtinë. me të zbritur te stacioni i Lupqit vetëm pak hapa sa i bëri, u vra nga atentatorët motociklistë e që ishin dy… Duhet thënë që njeri ishte nga një Zonë tjeter e Luftës…. Për momentin kjo mbetet kështu…
Zahiri e kishte ruajtur me ditë të tëra edhe gjyqtaren Danica marinkoviqin, një kriminele serbe e cila bënte kerdinë në ato vite ndaj shqiptarëve e sidomos ndaj të burgosurve të cilët vetë i merrte në pyetje nën dhunen policore… Gjatë aytre ditëve Zahiri shetiste rrugëve të prishtines me bombë në xhep, pa siguresë, që në momentin kur të ndeshet me të, ta aktivizojë… te Zahiri e them me plot bindje aq shumë ka qenë e ngulitur urrejtja ndaj kesaj krimineleje, sa që po t’i jipej edhe mundesia më e vogël, ai bashkë me të do ta hedhte edhe veten në ajër, veq ta kryente atë që e ksihte planifikuar për ta kryer…
Për sulmet që ishin bërë në Stacione të POlicisë pasi per tp kam folur edhe në një vend tjetër veq shkurtë..
më 2 gusht sulmohen keto stacione të Policisë…
Ne Besianë – zahiri dhe Avni Ajeti – sokoli
Stacionin e policisë në llapias e kanë sulmuar Sejdi Rama dhe Shukri Ismajli… me veturë i kishte derguar Hakifi…
Stacionin e policisë në Llabucë e sulmuan Rrustem Mustafa – remi dhe Muharrem Ismajli
Stacionin e policisë në “ mahallen e Muhagjerëve“ u sulmua me bomba ashti si e kishte paraparë Ilir Konushevci dhe Selim Haziri…
Shtabi Qendror dëshironte të informojë diplomacinë e shteteve perendimore se në Kosovë është formuar ushtria dhe ajo nuk ishte organizatë terroriste por ishte Ushtri Çlirimtare, e cila lufton dhe do të luftojë në të ardhmen deri në çlirimin e tërë territorit të Kosovës…
Komunikatat i mori mbi veti Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pastaj Shtabi Qendror i UÇK-ës përderisa Zahiri ishte në krye të tij. Komunikatat e para janë shkruar në Kosovë dhe pastaj ato janë dërguar në vende të tjera dhe u janë adresuar mjeteve të informimit.
Nga ata që kanë mbetur gjallë, por që kryesisht e kishin selinë jashtë vendit e që herë – herë ktheheshin në Kosovë, ka mendime se komunikata e parë mbante nr.7, – sqaron Xhavit Haliti, por si komunikata komplete janë botuar nga komunikata nr. 13, e nënshkruar nga UÇK-ja. Ekzistojnë të dhëna që komunikata e parë është hartuar në Zvicer nga sektori i veçantë në përbërje: Azem Syla, Xhavit Haliti, Emrush Xhemajli dhe ASli Ahmeti. Lidhur me lëshuarjen e komunikatave ekzistojnë edhe të dhena se janë hartuar në Prishtinë dhe me sugjerime e për konspiracion janë derguar edhe në Qendër në Zvicër dhe se ato kanë filluar nga numri 1, dhe se janë dërguar përmes telefonit nga Teatri Kombëtar. Aty punonte Bajram Zejnullahu, i vëllai i Hakif Zejnullahit. Këto Komunikata i ka dërguar Zahir Pajaziti. Kjo e dhënë nuk është përgenjeshtruar nga askush deri tash…
Se Zahir Pajaziti ishte komandant i parë i Shtabit Qendror të UÇK-ës konfirmon edhe Qerim Kelmendi, i cili veç të tjerash shton:
“ Zahir Pajaziti ka qenë figura qendore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…
Xhemë Jakupi nga Shishmani i Gjakovës thotë:
“ Zahiri ka ardhë në shtëpinë time me shumë shokëtë tij. Mirëpo, një mund ta them: se asi djali nuk kam parë asnjëhrë, dhe sigurisht për këtë ai ishte në krye të tyre“..
Të përfundojmë këtë mendim: Zahir Pajaziti ishte komandant i parë i Shtabit Operativ – Qendror të UÇK-ës në periudhën 1993 – 1997 dhe komandant i Shtabit të Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
bazat ushtarake
Zahiri në disa baza ushtarake i kishte në fshatin Gallab pastaj në Kreshtë, në Lugëz, në Ballaban dhe në Hertizë. Asnjëra nga këto baza asnjëherë nuk është dekonspiruar.
Në rajonin e Llapit ka pasur disa baza në Gurash, në shtëpinë e Sabit zejnullahut, në balsh në shtëpinë e Enver Osmanit, në Bardhash, në Pollatë në shtëpinë e Muhamet Latifit, në Buzëllap në shtepinë e Çelë Gashit dhe Latif Gashit, në shtëpinë e Rrustem Mustafës në Besianë, në shtepin e dajës së Avni Ajetit në Besianë, në Vinden, shtepia e Zahirëve në Kolaj dhe ndonjë tjetër për të cilat kanë qenë të njohur Zahiri dhe hakifi..
Në Prishtinë bazë ushtarake ishte shtepia e Isak Shabanit në Kodër të Trimave, në Shtëpinë e Shaip Hazirit e një bazë e ka patur Ilir Konushevci dhe atë e kanë ditur vetëm Zahiri dhe Iliri
Luftetarët e UÇK-ës pas kryerjes së aksionit shkonin në baza të kunderta nga vendi i kryerjes së aksionit.Nëpër baza janë vendosur natën dhe ditën nuk kanë bërë lëvizje..
Baza Ushtarake ka pas formuar në ZOLL edhe Ahmet Haxhiu si në Dyz, në Koliq, në Venedis por edhe në Prishtine.
Zahiri në Prishtinë ka qëndruar një kohë në shtepinë e Isak Shabanit e pastaj në një shtëpi që e ka marrë me qira në rrugën e Vushtrrisë. Por Zahiri më së shpeshti është strehuar në Gurash te Sabit Zejnullahu, pastaj në shtepinë e Ali Ahmetit në Gallab, te dajtë e tij në Herticë, por edhe në Batllavë të Bejtush Maliqi, në Llapshticë të poshtme në shtepinë e Rashid Muratit, në Besianë i ka pasur dy shtepi ku është strehuar: njera kas qenë e Sylejman Nezirit…
Në fshatin bajgorë ka qëndruar vetëm dy herë dhe atë në shtepinë e Ramë Ukës, babai i Mehë Ukës. Heren e parë ishte me rastin e vizitës së kullës së Isa Boletinit dhe herën e dytë për të analizuar kushtet për formimin e grupit të UÇK-ës në Shalë të Bajgorës nga fundi i gushtit të vitit 1996. Zahiri nga Mehë Ukaj mori një lidhje të sigurt në anën e vrrinit, familjen Badallaj, që ishte me rendesi për shkuarjen në Shqipëri. Por, kjo lidhje nuk është shfrytezuar.
Zahiri shkoi për Shqiperi, kurse mehë Uka u vra më 29 dhjetor 1996…
Zahiri Burgoset në Shqipëri
Pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye të detyrës shkoi edhe në Shqipëri. Shkuarja e tij në Shqiperi është e lidhur edhe me nevojat e UÇK-ës për armë dhe municion.. Në Tiranë ka biseduar edhe me njerëz që punonin në Gjermani dhe Zvicër, që ishin nga Rajoni i Llapitper sigurimin e mjeteve finaciare per nevojat e organizimit të luftës çlirimtare në Kosovë…
Zahir Pajaziti forcat politike, partit politike pa dallim i donte ë bashkuara dhe ato duhej t’i jepnin përkrahje politike UÇK-ës. Zahiri lidhjet me udhëheqsit e LKÇK-ës i kishte që nga fillimi me Nazmi Zukën dhe nepermjet tij një kohë edhe me krahun ushtarak të LPK-ës, kur Hajredin Hyseni ishte kryetar për rethin e Llapit. Zahiri në Shqiperi takohej me udhëheqjen e LKÇK-ës Fatmir Hummollin, Nazmi Zukën, Sabit Gaswhin dhe të tjerë. Në tetor të vitit 1995 Zahiri ishte në Shqiperi dhe shfaqi interesim të Takohej me prfaqesusin legal të LKÇK-ës SEJDI VESELIN. Takimin e mundesoi Nazmi Zuka.
Në prill të vitit 1994 Zahiri qëndroi në Shqiperi gati një muaqj dhe vendosi të kthehej në Kosovë. Afër kufirit e zuri roja e Ushtrisë Shqiptare dhe u burgos. Për nevoja të Ushtrisë Zahiri kishte marrë 18 bomba në Shqipëri. Në burg e mbajtën 30 ditë, ku pastaj u lirua. Aty ia hoqen në tërësi flokët dhe vuajti burgun në kushte shumë të rënda.
Anëtarët e LKÇK-ës Fatmir Humolli dhe Nazmi Zuka dhe shokë të tjerë u angazhuan për lirimin e tij,
ATA E DERGUAN EDHE BAHRI BRISKUN TË INTERVENOJË TE SALI BERISHA, POR PUNA NUK U KRYE NGAQË BERISHA NUK I APROVONTE VEPRIMET QË DILNIN JASHTË POLITIKES SË LDK-ËS DHE IBRAHIM RUGOVËS….NË AKTAKUZË THUHEJ SE“ mirrej me veprimtari të ndaluar për shtetasit shqiptarë“.
Zahiri oficerit shqiptarë i kishte thënë: “ SA TË MË MBANI JU NË BURG, AQ MË LARG ËSHTË LIRIA E KOSOVËS“.
Burgun e vuajti në Bajram Curr.
Zahiri në Shqiperi ishte takue me Ismet Abdullahun dhe me Nazmi Ajetin…Ata biseduan për UÇK-ën dhe për mjetet finaciare. Nazmi Ajeti e luti Zahirin që Avniun, vëllain e tij, ta inkuadrojë në UÇK-ën dhe bashkë të kthehen në Kosovë. Nga kjo kohë Avni Ajeti – Sokoli nuk u nda nga Zahiri deri në ditën e vrasjes së Zahirit. Pas vrasjes së Zahirit së bashku me Ilirin kaloi në Shqiperi, U kthye në Kosovë së bashku me Remin, kur shkoi në Shqiperi për furnizimin e ushtarëve të tij në Zoll.
Avniu ishte në njesitin “ KOBRA“ që nga formimi i saj…
Në vitin 1997 nga shumë shkuarje-ardhje zhiri kthehet në Kosovë..Për aksione konkrete dolen me qendrimet e tyre Ilir Konushevci për Prishtinë dhe rrustem Mustafa remi për Llap..
Zahiri kishte planifikuar të thërras edhe mbledhjen e Shtabit Qendror të UÇK-ës. Mirepo më 25 janar 1997 ishte burgosur Nait Hasani..
Zahiri Ilir konushevcin, Isak Shabanin dhe Shaip hazirin i njohtoi në lokalin e Ilirit se ishte burgosur një shok i tij shumë me rëndësi…
Po të njejten ditë në orën 16 u takua me Bislim Zogajn në stacionin e autobusëve në Prishtinë dhe sa u nda nga Zahiri arrestohet, kurse Zahiri, hakifi dhe Edmondi vriten në Pestovë vetëm 20 minuta më vonë..
Burgosjet e vitit 1997 filluan. U burgosën 100 veta, mirepo padia u ngrit kundër 17 të akuzuarve. nait Hasani, Agron Tolaj, Arif Vokshi, Hasan zeneli, Qerim Kelmendi, Alban neziri, Agim makolli, Hamzë Pamgjaj, Asllan Selimi, Eqrem kastrati, Isak Shabani, Bislim Zogaj, Ilir Gshi, Ali Gjuliqi, Demir Limaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj, hajdin Rama dhe Nezir Zogaj… Gjykata i denoi prej 4 deri në 20 vjet burgë ( Nait Hasanin)… Qerim Kelmendi u denua me 15 vjet burg në mungesë ( arrati) dhe hamzë Pangjaj u gjykua më 13 vjet në mungesë( arrati) të cilët nuk arritën t’i burgosnin…
Gjatë këtyre arrestimeve u prangos edhe Besnik restelica i cili ishte shok i pandashëm me Asllan Selimin.
Më 31 janar policia e rethoi shtepin e Besnikut dhe e arrestuan bashkë me shokun e tij Sylejman Jasharin nga bardhashi, të cilin pas 5 dite e liruan. Besniku mbeti në burg në hetime në Prishtinë… Ai iu nenshtrua torturave nga më të ndryshmet. Kur nuk arriten për të zbuluar asgjë policët e shtuan dhunën dhe më në fund e vrasin.. Në trupin e tij janë zbuluar gjurmët e tre plumbave të shkrepur nga afërsia. Besniku është vrarë më 22 shkurt 1997, në burgun e Prishtinës. Policia familjen e tij e lajmeroi më 23 shkurt 1997, kinse Besniku, në burg e ka mbytur veten. Besniku u varros me 24 shkurt 1997, me percjellje të disa mijera shqiptarëve në varrezat e Besianës.. Në varrim fjalim mbajtën Ilaz Pireva dhe Hydajet Hyseni…
Besniku ashtu siç e kishte emrin mbeti BESNIK i përjetshëm i idealeve të tij; për liri dhe Bashkim Kombëtar…
Profetët qysh herë e kishin thënë që dita e premte është ditë e shënuar.
Por çka ndodhi në një të premte në Kosovë, në Prishtinë dhe në Pestovë? Dita e premte e 31 janarit e vitit 1997? Ishte ditë e Ramazanit.
Klasa politike kërkonte të zbuloheshin autoret e ketyre aksioneve. Para dite në Lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Partia që i mbante atë si seli të veten dhe prijesi i asaj partie kërkonte:“ zbulimin e autorëve, kërkonte qetësi, durim dhe zgjidhje tjeter nuk shihte, pos një lëmsh me fije të humbur.Meteorologen thonin se dita do të jetë shumë e ftohtë…
Këto ishin shenuar në kronikat të botuara nëpër gazeta në Prishtinë.
Por ato gazeta nuk e shenuan thenjen e Zahirit: “ DIELLI PO NXEN NË PRISHTINË“, ku më 1993 ishte Formuar Shtabi Qendror i UÇK-ës punët e morën të mbarën…
Në veçanti u vlersua sukses atentati me autobombë i kryer 15 ditë më parë në Prishtinë…
Zahirin dita e premte e gjeti në Prishtinë. Atë natë u qua në syfyr dhe pastaj vazhdoi të pushonte edhe një kohë, sepse sipas planit e kishte shumë punë dhe detyra që duhej kryer brenda dite…
Sa doli në derë u ndesh me policinë. Kjo ishte episoda e parë e ditës. Megjakftohtësi u kthye prapa – në banesën e tij në Tophane. E mori telefonin dhe i thirri shokët që ti vijnë në ndihmë. Ata u përgatitën dhe të prirë nga iLIR kONUSHEVCI E TË ARMATOSUR I SHKUAN NË NDIHMË. kUR U AFRUAN VEREJTJEN SE POLICIA E KISHTE RRETHUAR NJË SHTËPI TJETËR DHE BËNIN BASTISJEN E SAJ. aTA E LAJMERUAN ME TELEFON SE AI MUND TË DALË SE POLICIA ËSHTË DUKE E BASTISUR fqiun e tij por edhe na jemi këtu të gatshëm. Pas kësaj informate Zahiri doli dhe vëtëm dy tri metra larg policëve kaloi, por nën përkujdesjen e shokëve. Shkuan në një çajtore afër derës së tregut dhe u ulën në katin e parë. Zahiri, Iliri, Shaip Haziri dhe Beqir beqiri. Pastaj erdhi dhe Isak Shabani. Më parë i kishte telefonuar edhe Hakif Zejnullahut në Gurash që rreth orës 12 të vjen në Prishtinë….dhe të takohen në vendin e caktuar…
Hakifi erdhi dhe e parkoi veturen në rrugën e Vushtrrisë ku ishte parkuar edhe vetura e Ilirit dhe u gjend në çajtoren e Ilirit bashkë me shokë si e kishte informuar..
Ekziston dyshimi se dikush e kishte lajmeruar policinë për Banesën e zahirit në Tophanë, por nuk e kishte ditur me saktësi se cila shtëpi ishte. Policia e bastisi shtëpinë, nuk gjeti asgjë. Nuk e torturoi askend. Nuk e mori me vete asnjeri nga shtepia e bastisur. Këto të dhëna vërtetojnë për mundësinë e dyshimit të bazuar se ishte kërkuar banesa e Zahirit për arrestimin e tij…
Në çajtore të Ilirit më 31 janar u gjeten për herë të fundit Zahiri me shokët e tij luftëtarët e tij të zgjedhur. Dhe, ishte hera e parë dhe e fundit që Zaqhiri fliste në një grup kaq të madh. Zakonisht bisedat i bënte në mënyrë individuale ose me ata që duhet të kryenin aksionin.
Shokëve u tregoi: Një shok i yni është burgos, por nuk e permendi emrin e tij… Të gjithë kishin frikë se mund të rrezikohej edhe Zahir Pajaziti, por edhe të gjithë shokët. Mirepo, Zahiri foli me gjakftohtesi të madhe.. Zahiri me këtë rast u tha shokëve se një kohë të gjithë duhet të kalonin në ilegalitet të thellë, të mos qendronin dhe të mos kthenin nëpër shtepiat e tyre.
Kjo ishte porosi dhe detyrë që u kishte dhënë komandanti Zahir Pajaziti!!!!!!!!
Po ju tregojë vetëm një episod të shkurtër edhe pse po dal nga Tema:
Ahmet Haxhiu – Plaku ( baca) kishte filluar kudo që të ketë mundësi të mblidhte armë dhe të krijonte bunkerët… Njëherë ia kishte dhënë një sasi armësh N.N ( nuk është me rendësi kjo) nga Llapi për t’i strehuar armët.. Personi që i kishte marrë armët nga frika që keto po i zbulohen, i kishte groposur në tokë.. Kur baca shkon për t’i marrë armët, N.N i thotë: “ Sonte s’mund t’i jap se i kam futur në dhe…“
baca Ahmet i thotë: Po, pse bre burrë nuk më ke çu fjalë e me ardhë e me i marrë para se ta bash këtë punë“ e qorton Baca .
Kur i merr armët duke i kontrolluar i pastron e i lyen sipas rendit, por disa nga ato kishin marrë korizion. Ishte hera e parë që SHOKËT e kishin parë bacën të ligështohej. I panë lotët që i rodhën nëpër fytyrë dhe i pikuan mbi armët amanet – brezash….
Edhe një gjë pasi po më nxjerrni për gjuhe: Mitralozi që e mban Adem Jashari rreth qafe në fotografinë që e përshkroi tërë botën është njëri prej gjashtë mitralozët e dalë nga shtepia e Ahmet Haxhiut – Plakut dhe bazat që ai kishte ndertuar kudo në Kosovë.
vazhdojmë me Zahirin
Iliri ia kishte dhënë njeriut të caktuar që të përdorej makina e tij si veturë “ autobombë“ për të vrarë Papoviqin… Atentatori kishte dhënë sigurime se vetura do të shkatrrohej në tërësi dhe kurrë nuk ka mundesi të ndiqej ndonjë shenjë. Por, gjatë hetimeve policia e kishte gjetë numrin e shasisë së veturës. Kjo ishte e mjaftueshme që policia të hetonte hetimet për Ilirin. Policia kishte biseduar se mos Iliri kishte dyshimet e tij se kush ia kishte vjedhur veturën. Iliri ishte pergjigjur:Kur të humbë malli të humbë edhe shpirti. Unë, dyshoj në të gjithë qytetarët derisa të gjendet vetura, por nuk mund të tregoj me gisht për askënd…
Për të gjitha keto Iliri e kishte lajmëruar Zahirin. Më 29 Zahiri dhe Iliri kanë biseduar me njeri tjetrin dhe ky i pari i kishte thënë se duhet të shkonin në një detyrë të rëndësishme…
Cila ishte detyra e e veçantë?
Dihet se rruga që mori Zahiri ishte për në drejtim të Vushtrrisë. Por, nuk mund të konfirmohet se ishte deri aty apo ishte për në Mitrovicë.. Supozimi i parë ndoshta do të mund të ishte se ishin nisur për të vrarë komandantin e tmerrshëm të policisë – Vuçina, kriminel i deshmuar por per Zahirin kjo gjë nuk paraqiste ndonjë gjë të madhe…ishte sprovuar ai nëpër vite për aksione të tilla….
Ajo se si ishte ndryshuar plani që edhe Iliri të mos ishte me ta në veturë besoj që e keni lexuar dhe ditur sikurse edhe takimin e tij me Bislim Zogajn te stacioni i Autobusave, ku po sa ndahet Bislimi nga Zahiri menjeherë prangoset ndersa Zahiri vetëm gjysmë ore më vonë vritet…
Ajo që është dhe sot e kesaj dilemë është se si e ka pergaditur policia të “ ashtuqujturen “ përcjellje japoneze“ e cila nënkupton, përcjellje nga ajri me helikopter, mjetet e blinduara të fshehura dhe policia në pritë në të dy anet e rrugës… Po ashtu thuhet se dikund nja tri orë më herët policët i kanë detyruar banorët e fshatit Pestovë të hynë mbrenda në shtepia dhe të mos tentojn të dalin nga aty…Pastaj kjo vrasje ka lënë shumë dilema nder te cilat është ajo se si u identifikua makina dhe si ishte e mundur që pikerisht kjo makinë të bjerë në prit të policisë… Përleshja ka ngjarë pak pas orës 16°°…
Po atë ditë, pra më 31 janar ( ditë e premte kur vetëm pak orë më heret në Konferencen e Rregullt të Rugovës për shtyp ishte kerkuar të zbulohen akterët e vrasjeve “ enigmatike dhe kurdisjeve të bombave“) të vitit 1997 bijn në fushën e nderit Komandant Zahir Pajaziti së bashkë me shokët e tij: Hakif Zejnullahun ( me Hakifin ishin dajë e nip) dhe Edmond Hoxhën!!!
E para që i kishte identifikuar ishte një infermiere nga Gurashi e cila e kishte njohur kufomën e Hakifit kështu që ajo e kishte lajmeruar me telefon Fixhrijen, motrën e Hakifit, e martur për Ismet Hazirin djalin e Kadrisë nga Muhazopi dhe me vendbanim në Prishtinë…
Ajo pastaj lajmeroi nëpermjet vjehrrit të saj Kadriut sabitin dhe kështu ky lajmë i kobshëm jehoi kudo nder shqiptarë të ndershëm dhe të devotshëm për çështjen tonë Kombëtare…
Varrimi ishte bërë më 1 shkurt dhe Familjet ishin marrë vesh që Zahiri të varoset në ora 13°° ndersa hakifi në ora 15°° kështu që të kishin pasur mundesi të mernin pjesë të gjithë ata që ishin të interesuar në të dy varrimet…
Gjatë Luftës së Haptë dhe heroike që bëri ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua edhe një Brigadë së cilës emri iu vu : Brigada 151 “ Zahir Pajaziti“..
Dëshmorë të kësaj brigade janë: Isa Havolli, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Bajram Murati,Rushit Selmani, Adnan maliqi, Jusuf Pallomi, Shefki Kuleta, Raif babatinca, Sahit babatinca, Tefik babatinca, Halim Statovci, Hajdin haliti, Mehmet Visoka, Shaban Avdiu, Muhamet Sokoli, Raif haliti, Murat Murati, Behar Begolli, Mentor Retkoceri, Esat Berisha, Enver maloku, Ibrahim Krasniqi, Bekim Maliqi, Belim Lushaku, habib Zeka, Fadil Sejdiu, Nazmi Zhegrova, Islam Rekaliu, Selim Rekaliu, Skender Zejnullahu, Miftar zejnullahu, Lulzim Jashari, Remzi Demolli, Jetullah Kastrati, Driton Azemi, Ismet Beqiri, Nazmi Ismaili, Fatmir Selmani,Hamdi Sejdiu, Ragip Ademi, Shemsi Isufi, Bekim mani, Ferat Aliu, Sami Plakolli, Bedri Bislimi, Fazli fetahu, Mirsad Gashi, Shahin Gashi, Eset Maloku, Bedri maloku, Fatmir Hyseni, Skënder Gashi, Behram behrami, Avdyl Nimani, Emin Sinani, Hasan Jasha, Milaim Qerimi, Musa Qerimi, Ilaz Selimi, Ahmet Shabani, Abit Sinani, Hasan Dema, Jetullah Islami, Sali Qerimi ( nëse e kam harruar ndonjerin Ata s’do t’i harrojë kurrë Toka e Kosovës… por as edhe shokët e tyre kështu që mund ta plotësojnë këtë gjë….
Këtu nuk i shkrova Eprorët dëshmorë, Dëshmorët e gardës, BIA-s, Të Brigadës 153 “ Hyzri Talla“ por vetëm Ata të Brigadës së 151 “ Zahir Pajaziti…
Përse i shkrova të gjitha këto?
Për të përkujtuar edhe një herë Qeveritarët e Kosovës se; ku dhe para kujt do të duhej të shkonin të gjithë Ata që vijnë për të vizituar Prishtinën ( e kam fjalën për Prishtinë ngaqë Tempulli i Shenjtë i Betimit gjendet në prekaz)për të vërë Lule dhe Kurora e jo, atje ku nuk duhet shkuar asnjeri…
Lum Populli që e Pati Zahir Pajazitin!