Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ish ministrit të Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi. Ai dyshohet si I përfshirë në tragjedinë e Koçanit ku humbën jetën 59 persona dhe u lënduan rreth 200 të tjerë. Bekteshi në cilësinë e ministrit të Ekonomisë ka dhënë leje për të funksionuar klubi i natës ku ndodhi tragjedia edhe pse përgjegjësia e tij nuk është e drejtpërdrejtë në këtë rast pasi pëlqime paraprake vijnë nga komisioni i posaçëm, Inspektorati i Punës, Inspektorati i Tregut, Policia Financiare, Sektori për Punë të Brendshme në Shtip dhe Komuna e Koçanit. Gjatë mbrëmjes së kaluar janë arrestuar kryetari i komunës në dorëheqje dhe dy ish kryetarë të Koçanit. /ZëriiKosovës