spot_img

Shkëputje nga fjalimi i koordinatorit të LPK-së, Esat Halilaj në Kuvendin Kombëtar Shqiptar të mbajtur në Tiranë

 “A është e drejtë që Shqipëria të anëtarësohet në BE pa zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare?”.

Koordinatori i LPK-së, Esat Halilaj gjatë fjalimit tij të mbajtur në Kuvendin Kombëtar Shqiptarë më 7 qershor në Tiranë u ndal në disa pika të cilat prekin interesin kombëtarë në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe diasporë. Duke folur për rolin e LPK-së mbi çështjen kombëtare, Halilaj tha se ajo krijoi një ushtri e cila zhvilloi tri luftëra me krenari.

“Përpjekjet e popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar nuk janë ndalur asnjëherë që nga Lidhja e Prizrenit e deri në ditët tona. Në këtë rrugëtim të gjatë dhe të mundimshëm, Lëvizja Popullore e Kosovës zë një vend të veçantë, ajo organizoi për herë të parë një ushtri të strukturuar dhe uniformuar, duke organizuar tri luftëra çlirimtare në mbrojtje të popullit dhe tokave shqiptare”.

Lufta e lavdishme e UÇK dhe mbështetja e aleatëve bëri që Republika e Kosovës të jetë shteti i dytë në Ballkan.

“Lufta e drejtë e UÇK e mbështetur nga aleatët dhe partnerët tanë solli si rezultat krijimin e shtetit të dytë shqiptar në zemër të Ballkanit”.

Halilaj preku edhe një çështje të ndjeshme siç është ajo e mosveprimeve të akademive shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup kundrejt projekteve me qëllime homogjensite të akademisë në Serbi.

“Ndërkohë që në Serbi, Akademia e Shkencave dhe Kisha Ortodokse serbe kanë vepruar dhe ende veprojnë në misione dhe projekte shfarosëse ndaj shqiptarëve dhe tokave tona, shtrohet me të drejtë pyetja ku janë akademitë tona në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup?”

 “A është e drejtë që Shqipëria të anëtarësohet në BE pa zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare?”.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img