spot_img

Pas 26 vitesh me një copë granate në kokë, Komandant Doktori i UÇK-së i nënshtrohet me sukses një operacioni delikat

Shkruan: Isar Bujari

Pas 26 vitesh që mbante në kokë një copë granate të mbetur nga koha e luftës, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevat Bujari – i njohur si Komandant Doktori – i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale tepër të ndërlikuar.

Plaga, e marrë gjatë luftës për liri, ka qenë një kujtim i vazhdueshëm i sakrificës së tij, ndërsa operacioni i fundit ka hapur rrugën drejt një jete më të qetë, pas një përballjeje të gjatë me dhimbjen dhe pasojat fizike.

Lajmin e ka ndarë djali i tij përmes një mesazhi emocional, ku falënderon Zotin për mbarëvajtjen e operacionit dhe shpreh krenarinë për qëndresën e babait të tij.

“Jam pafundësisht krenar për ty, babi. Shembulli yt i forcës dhe guximit më mëson çdo ditë çfarë do të thotë të jesh burrë i vërtetë. Jo vetëm komandant në luftë, por edhe në jetë”, shkruan ai.

Xhevat Bujari, një nga figurat e respektuara të UÇK-së, njihet jo vetëm për rolin e tij ushtarak, por edhe për kontributin e tij human, duke fituar respektin e bashkëluftëtarëve dhe komunitetit.

Zëri i Kosovës i uron Komandant Doktorit shërim të shpejtë dhe të plotë “Plaga për liri është e shenjtë”.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img