Shkruan: Dashamir Uruci
Sot,më 5 shkurt 2025 mbushen 34 vjet nga dita e themelimit ne Shkodër te shoqates atdhetare-kulturore KOSOVA.
Ideja e themelimit te nje organizate patriotike qe do te vihej ne sherbim te levizjes per lirine e pavaresine e Kosoves lindi menjehere me fillimin e levizjes demokratike ne Shqiperi ne dhjetor te vitit 1990.
E bisedova me disa nga njerezit me te afert te asaj kohe,hartuam statutin dhe programin e levizjes dhe me 5 shkurt 1991 shkuam drejt themelimit.
Ne zyren e artistit Bashkim Alibali,brenda kishes se Fretenve,ne ate kohe e kthyer ne kinema PUNTORI,ne fshehtesi te plote u mblodhem dhe vendosem themelimin e organizates KOSOVA.
Ishte organizata e pare ne Shqiperi qe themelohej e vihej ne dispozicion te levizjes kombetare per lirine dhe pavaresine e Kosoves.
Pergjegjesia ishte shume e madhe dhe angazhimi yne ne shkallen me te larte per kohen.
Rreth 17 vjet me rradhe deri me 17 shkurt 2008 kur u shpall pavaresia e Kosove kjo organizate kreu veprimtari per tu vleresuar qe lane gjurme ne historine e Kosoves,Shqiperise e mbare trojeve shqiptare.
Zgjodha dy fotografi te asaj dite te madhe dhe shume i permalluar po i paraqes perpara shokve te mi veprimtarve te dëshmuar te shqiptarise.
Shumica prej tyre nuk jetojne më,por lanë tek une dhe qytetaret shqiptare,kujtime te paharruara,per vepren madhore,qe lane pas.
Organizatat e luftes ne Kosove ndane per veprimtaret tane,flete nderi e mirenjohje e nderkohe presidenti i Republikes se Shqiperise i dha organizates KOSOVA,dekoraten NAIM FRASHERI I ARTE.
Ne fotografi,ne diten e themelimit,mé 5 shkurt 1991:
1.Ne foton majtas eshte grupi themelues.
Ulur poshte,nga e majta ne te djathte,Perparim Duraku,Dashamir Uruçi,Skender Drini,Menduh Derguti.
Ne kembe nga e majta ne te djathte:Zef Deda,Marketin Martini,Nikolle Tusha,Ahmet Osja,Isa Alibali,Isuf Shpuza,Bedri Islami,Bashkim Alibali.
2.Ne foton djathtas eshte nje grup shokesh duke firmosur aktin e themelimit.
Nga e majta ne te djathte,Mark Martini,Nikolle Tusha,Dashamir Uruçi,Ahmet Osja.
Ne foton themeluese mungon Ali Spahija,mjek i cili u largua per nje urgjence ne spitalin e Shkodres.

Ne ditet e para te themelimit me ne u bashkuan Mentor Quku,Arif Gashi,Nikolla Spathari e shume te tjere nder njerezit me te mire te qytetit te Shkodres si dhe qyteteve te tjera te Shqiperise.
Ne 2 shtator 1991 ne i dhuruam Shkodres gazeten BESA,gazeta e pare e shtypit pluralist ne Shkodres dhe nje nga te parat ne Shqiperi.
Ne drejtimin e saj si kryeredaktor te pare emeruam gazetarin e mirenjohur shkrimtarin dhe publicistin Nikolla Spathari.
Ky veprimtar i shquar(sekretar i pergjithshem)qendroi me mua dhe Ahmet Osjan(zv/kryetar)pa u larguar asnjehere deri diten e pavaresise se Kosoves.
Ne detyren e zv/kryetarit te organizates tone punuan:Ahmet Osja,Mentor Quku,Arif Gashi,Fadil Kraja.
Nderkohe dege te kesaj organizate u krijuan ne Tropoje,Tirane,Durres,Elbasan,Lezhe,Mirdite,Kukes,Vlore etj.
Mirenjohje themeluesve dhe veprimtarve te tjere te shoqates Kosova qe bene aq sa munden ne ate kohe per lirine e popullit shqiptar te KOSOVES.
Dashamir Uruçi
(Ish kryetar i organizates KOSOVA)
Tiranë më 5 shkurt 2025.