spot_img

Kosova përmbyll dy programe me vlerë 180 milionë euro, vlerësohet nga FMN si një nga shtetet me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë

Dje u mbajt konferenca për media për përmbylljen e dy programeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar: Programi i Gatishmërisë (SBA) me vlerë 100 milionë euro dhe Programi për Resiliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF) me rreth 80 milionë euro.

Ministri Hekuran Murati theksoi se Kosova ishte vendi i parë në rajon që përfitoi nga programi RSF, që mbështet shtetet me performancë të mirë, duke ndihmuar në zhvillimin e energjisë së ripërtritshme dhe avancimin e legjislacionit përkatës. Programi SBA kontribuoi në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përshpejtimin e reformave.

Shefi i Misionit të FMN-së, David Amaglobeli, përgëzoi Qeverinë dhe BQK-në për progresin dhe theksoi se Kosova është prej shteteve me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë. Ai përmendi rritjen e punësimit, uljen e inflacionit në 1.6%, dhe zvogëlimin e borxhit publik nën 17%.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img