spot_img

KOMUNIKATË


Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) i bën thirrje gjithë popullit shqiptar që më 17 shkurt të marrë pjesë në protesta paqësore kundër padrejtësive të vazhdueshme të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.


LPK vlerëson se proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj tyre janë të motivuara politikisht dhe përbëjnë shkelje të parimeve themelore të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Këto veprime, sipas LPK-së, përbëjnë një padrejtësi të rëndë ndaj luftës çlirimtare të popullit shqiptar dhe ndaj sakrificës për liri e pavarësi.


Protesta e 17 shkurtit synon të shprehë qëndrimin qytetar dhe kërkesën për drejtësi të paanshme dhe jo politike, si dhe respektimin e të drejtave të të akuzuarve.


LPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe demokratike, në përputhje me ligjin dhe me vlerat e lirisë për të cilat është sakrifikuar.


Drejtësi, jo politikë!


Lëvizja Popullore e Kosovës
10.02.2026

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img