spot_img

Ilir Meta mesazh nga burgu: Dëshmia e Ahmetajt provoi se shteti është një

Edhe pse aktualisht në burg, ish-Presidenti i Republikës dhe kreu i PL, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij dhe ka dhënë një mesazh për protestuesit e opozitës gjatë protestës së sotme përmes një mesazhi zanor të transmetuar para turmës.

Në mesazhin e tij, Meta përshëndeti protestuesit, duke i quajtur ata “qëndrestarë dhe patriotë që protestojnë kundër narkoregjimit”. Ai e përshkroi dëshminë e Arben Ahmetajt si historike, pasi sipas tij, Ahmetaj ofroi prova të forta se si shteti shqiptar është shndërruar në një organizatë kriminale, me Edi Ramën si kryetar të saj.

Meta ngriti gjithashtu disa pikëpyetje lidhur me dështimet e qeverisë së Ramës. Ai kujtoi se pas 12 vitesh në pushtet, Rama u kujtua të flasë për bujqësinë, duke ironizuar se kush e pengoi zhvillimin e këtij sektori gjatë kësaj periudhe. Meta e akuzoi Ramën se ka dështuar të realizojë premtimet, duke përmendur mungesën e një sistemi shëndetësor falas dhe dështimin e projektit të naftës në Shpirag.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img