Foto: RTV Dukagjini
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka vazhduar prezantimin e programit të tij këtë të diel.
Në një video të postuar nga Hamza, një menaxher lokali shpreh shqetësimin e tij për mundësinë e humbjes së vendit të punës, duke thënë se do të ishte e vështirë të përballonte jetesën pa të ardhura deri në gjetjen e një pune të re.
Hamza theksoi se humbja e punës krijon pasiguri për çdo qytetar, por me mbështetjen e shtetit ky proces do të jetë më i lehtë. Ai premtoi krijimin e Fondit për Papunësinë, i cili do të ndihmojë qytetarët në rast humbjeje të punës. Sipas tij, për një periudhë prej gjashtë muajsh, të papunët do të marrin mbështetje financiare prej 80% të pagës së fundit, si dhe do të përfshihen në trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive të tyre.