Më 17.04.2025 pritet të filloj pjesa kryesore e gjykimit për rastin “Banjska” në rastin ku i vdekur kishte mbetur rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve V. T., B. S. dhe D. M. është caktuar të mbahet më datë 17.04.2025 në ora 09:30”- thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Prishtinës.
Gjyqtari i çështjes ka marrë dritën e gjelbërt për të caktuar seancën pasi Gjykata e Apelit i kishte vërtetuar vendimin që e kishte marrë për të refuzuar kërkesat e avokatëve që aktakuza të hudhet.
Të akuzuar në këtë rast janë 45 persona por vetëm tre prej tyre Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq gjenden në masën e paraburgimit.
Tre të akuzuarit për aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit terrorist në Banjskë në seancën e shqyrtimit fillestar ishin deklaruar rreth fajësisë më 09.10.2024.
Gjykimi do të vazhdoj në parim parashihet që të vazhdoj me dhënien e fjalëve hyrëse.
Në grupin kriminal të strukturuar të udhëhequr nga Radoiçiq janë këta të akuzuar.
Milan Radoiqiq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesha Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Gjordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Urosh Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuckoviç, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviç, Marko Arsiç, Zharko Cvetkoviç, Krsto Damjanoviç, Stefan Milosavljeviç, Marko Saviç, Aleksandar Jevremoviç, Radosh Gvozdiç, Ivan Miliç, Gojko Zubaç, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Milosh Milenkoviq, Gjorgje Baloviq, Danijel Gjukiç, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Milosh Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq, Vladan Iliq, Radule steviq dhe personi juridik, “Rad D.O.O.”.
Ndërsa, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, po ashtu të akuzuar për terrorizëm janë në paraburgim që nga shtatori i 2023.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka njoftuar më 11.09.2024 se kanë ngritur aktakuzë për 45 persona për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit/KALLXO.COM