Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Aachen të Gjermanisë për një vizitë zyrtare.
Rama do të marrë pjesë në punimet e “Charlemagne Europa Forum”, ndërsa pritja zyrtare për pjesëmarrësit do të mbahet në orën 10:15.
Rreth një orë më vonë, do të zhvillohet ceremonia e akordimit të çmimit “Charlemangne” për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von del Leyen.
Ndërkohë ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në seancë plenare mas 2 muash pauzë për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Seanca pritet të zhvillohet në mesditë në orën 12:00 ndërsa vetë kreu i qeverisë do të mungojë ditën e sotme për shkak të kësaj vizite zyrtare në Gjermani.