spot_img

MJERIMI NUK E KA EMRIN VETËM „KAFSHATË QË TË MBETET NËFYTË“ POR E KA EMRIN EDHE NEXHMEDIN!

Xhevat Hasani

Cyrich 30. 06. 2026

*Mesditë. Vapë. E hapa televizionin. Zgjodha Euronews-in.
Moderatori Thimi Samarxhi bisedon me gazetarin e njohur Bën Andonin dhe me
Nexhmedin Spahiun.  Për mua ai bisedonte me
dy figura diametralisht të kundërta:  Me Bën
Andonin që për mua paraqet ditë dhe dritë! dhe me Nexhmedin Spahiun që për mua paraqet
natë dhe errësirë!


*Tema e bisedës: Dorëheqja e mundshme e presidentit të
Serbisë Aleksandër Vuqiq nga posti i presidentit dhe, përfitimi i mundshëm i
Kosovës për t`u njohur si shtet nga Serbia! Pra për t`u njohur Kosova nga kjo Serbi
e cila jo vetëm se nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës, por  ende nuk ka hequr dorë as edhe nga kapja e portit të Durrësit për ta bërë atë të vetin!

*Nexhmedin Spahiu duke qenë kundër bashkimit
Kosovë-Shqipëri ai përpiqet ta manipuloj opinionin duke thënë se: shumë
shqiptarë në Kosovë nuk duan që Kosovën ta njoh si shtet Serbia, sepse ata  dëshirojnë që Kosovën t`ia bashkojnë Shqipërisë!

*Është e vërtetë se jo shumë shqiptarë të Kosovës por
pothuajse të gjithë shqiptarët e Kosovës janë për bashkimin Kosovë-Shqipëri,
por jo sot dhe as nesër, por në të ardhmen ndoshta të largët, kur do të
krijohen, ose nëse do të krijohen, rrethana ndërkombëtare favorizuese për atë bashkim.

*Kështu, shqiptarët e Kosovës duke e lënë të mundur
bashkimin Kosovë-Shqipëri në të ardhmen e largët, kur do të krijohen rrethanat  për atë bashkimin e tyre, ata nuk e kanë dekurajuar
 aspak njohjen e shtetit të Kosovës nga
cilido shtet, përfshi këtu edhe shtetin e Serbisë.

* N. Spahiu nuk kapet rastësisht për ëndrrën e shqiptarëve
për bashkim! Ai kapet për këtë ëndërr të shqiptarëve për t`i ndarë shqiptarët
prej saj. Kjo sepse sipas tij  ajo ëndërr
e tyre përkon me politikat mos njohëse te shtetit të Kosovës nga Serbia dhe nga
pesë vendet  tjera të Bashkimit Evropian:
Rumania, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Greqia.

*Por edhe zogjtë e malit e dinë se pesë vendet e
lartpërmendura nuk e njohin shtetin e Kosovës jo pse shqiptarët duan t`ia
bashkojnë Kosovën Shqipërisë, por sepse këto vende brenda kufijve të shteteve
të tyre i kanë Kosovat e veta.

*Spanja brenda kufijve të saj i ka dy Kosovat e veta: Baskinë
e banuar me shumicë baske dhe Kataloninë e banuar me shumicë katallanë;

*Rumania e ka brenda vetës Kosovën e vetë me emrin Transilvani
të banuar me shumicë hungareze;

*Sllovakia e ka brenda kufijve të saj një krahinë të
banuar me shumicë hungareze; 

*Qiproja e ka Kosovën e vetë që quhet Qiproja turke
dhe

*Greqia e ka Kosovën e vetë me emrin Çamëri.

*Por Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet edhe pse ajo brenda
kufijve të saj e ka edhe një Kosovë tjetër:

1.Sanxhakun e Pazarit të Ri të banuar dendur
me shqiptarë, myslimanë dhe boshnjakë të origjinës iliro-shqiptare dhe

2. Kosovën Lindore (komunat
Preshevë, Bujanocë e Medvegjë) të banuara dendur me shqiptarë.  

*Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe Kosova Lindore marr së bashku
e bëjnë atë Kosovën tjetër të mbetura padrejtësisht në Serbi.

*Nexhmedin Spahiu në vend që ta informoj drejtë opinionin
shqiptar pse Serbia dhe pesë vendet e lartpërmendura të BE-së nuk e njohin
shtetin e Kosovës (për shkak se kanë Kosovat e tyre), ai përpiqet ta
dezinformoj dhe manipuloj opinionin e gjerë duke  thënë se: shumë shqiptarë të Kosovës nuk e
duan njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, sepse ata duan që Kosovën t`ia
bashkojnë Shqipërisë.

*Duke dëgjuar ato që thotë Spahiu njeriut i krijohet përshtypja
sikur  shqiptarët  Kosovës  veç janë duke bërë një luftë aq të madhe politike
dhe me armë (me pushkë, sëpata e tërfurq) për bashkimin e Kosovës me
Shqipërinë, sa që shtete të shumta po hezitojnë ta njohin Kosovën shtet më
vete, sepse ajo veç po i bashkohet Shqipërisë!

*Duke e lexuar poemën e mjerimit të Migjenit kam menduar se
mjerimi e ka vetëm një emër: „kafshatë që të mbetet në fyt! Dhe asgjë tjetër.
Por duke dëgjuar ato që thotë „prof. Nexhi“ mendoj se mjerimi e ka edhe një
emër tjetër: Nexhmedin!

*Ky njeri „mjerim“  pikërisht
për ta pamundësuar bashkimin Kosovë-Shqipëri jo vetëm sot dhe nesër, por
njëherë e përgjithmonë, ka që 26 vite që e propagandon pa asnjë fakt krijimin
nga kombi shqiptar në Kosovë të një kombi tjetër që e quan „kosovar“. Kjo sepse
ai mendon se po u ndan shqiptarët në dy kombe: komb shqiptar në Shqipëri dhe
„komb kosovar“ në Kosovë, atëherë këto dy kombe nuk bashkohen kurrë, sepse po
ta kishin dashur bashkimin ato nuk do të ndaheshin.

*Por, për mendimin tim emrin „mjerim“ nuk e ka vetëm „prof.
Nexhi“, por emrin „mjerim“ e kanë edhe ato medie televizive që i kanë dhënë dhe
i japin hapësirë „prof. Nexhit“, për t`i shpaluar ai idetë e tij:
komb-tjetërsuese, komb-ndarëse, komb-mos bashkuese dhe komb-vrasëse ndaj kombit
shqiptar.

Idetë e tilla të „prof Nexhit“ kam vendosur t`i luftoj  jo vetëm deri sa jam gjallë në këtë botë,  por edhe në botën tjetër pasi të kem vdekur!

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img