Sot, në vendlindjen e tij,
në mbarë hapësirën shqiptare
dhe në diasporë,
kujtojmë me dhimbje dhe krenari
më të dashurin tonë —
Fadil Vatën,
kandilin që vazhdon të na ndriçojë.
Ai ishte i pathyeshëm.
Qëndroi trim në burgjet fashiste,
me plagë të pashërueshme,
por me vullnet të hekurt,
duke ecur pandalur
në rrugën e organizimit
dhe përgatitjes së çlirimit.
“Lërmi plagët, nënë, të më therin…
Ndihmoni shokët në mejdan…”
“Më falni, shokë,
që s’mund t’ju ndihmoj më…”
Fjala e tij nuk u ndal —
ajo arriti deri në Gjenevë,
në demonstratat e kohës,
si zë i gjallë i rezistencës.
Shtatlartë si Sharri,
gjithmonë i kthyer kah Atdheu,
ai mbetet simbol i qëndresës.
Sot, përmes përmendores në Prishtinë,
ai jeton në kujtesën tonë kolektive.
Në këtë pranverë,
brezat e përkushtimit —
FSK dhe UÇK —
qëndrojnë roje të veprës së tij.
LAVDI DËSHMORIT! 🇦🇱
25 Prill 2026
Fazli Veliu


