spot_img

Struga ende pa shtatoren e heroit kombëtar Nuri Mazari – Komandant Struga

Struga ende pa shtatoren e heroit kombëtar Nuri Mazari – Komandant Struga

– Populli liridashës dhe heroik i Strugës ishte ndër të parët që iu bashkua përpjekjeve për çlirim kombëtar. Qysh në fillimet e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), në Strugë dhe në fshatrat përreth vepronin qelizat e para të kësaj lëvizjeje, duke e kthyer këtë trevë në një vatër të rëndësishme të rezistencës kombëtare.

Në këtë kontekst, një nga figurat më të shquara që doli nga Struga ishte Nuri Mazari – Komandant Struga. Ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në moshë të re, ku u dallua për guximin, trimërinë dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme. Lufta e tij nuk u kufizua vetëm në Kosovë – ai vazhdoi angazhimin edhe në Preshevë dhe Maqedoni, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në rrjetin logjistik dhe ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Përvoja dhe përkushtimi i Nuri Mazari e bënë atë një ndër figurat kyçe në furnizimin dhe koordinimin e UÇK-së në terren. Ai u shndërrua në simbol të rezistencës dhe bashkimit kombëtar.

Sot, kur gëzojmë frytet e sakrificës së dëshmorëve dhe lirisë së fituar me gjak, Strugës i mungon ende një shtatore e denjë për heroin e saj. Është koha që institucione lokale dhe mbarë shqiptare t’i përgjigjen zërit të qytetarëve struganë dhe të vendosin në zemër të qytetit një shtatore për Nuri Mazarin – si nderim për veprën dhe sakrificën e tij dhe si dëshmi e përjetshme e lidhjes së Strugës me luftën për liri.

Struga ka qenë gjithmonë me LPK-në dhe UÇK-në. Sot është momenti që kjo lidhje të përmbyllet me një simbol të përhershëm.

Lavdi heroit Nuri Mazari!
Lavdi të gjithë të rënëve për Liri!
LPK – Zvicër


ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img