Shkruan: Sak ( Sylë) Muji
Si shenjë kujtimi e përkujtimi për ish krajatat tona e për dëshmorin e kombit Gursel Sylejmanin ne këtë dite te 17 vjetorit te pavarësisë se Kosovës
Lavdi jetës dhe veprës se dëshmorëve tanë
Në pamundësi për të përballuar kushtet çnjerëzore të izolimit, në qelitë e tmerrshme dhe të ngushta – në një dhomë të përbërë nga katër krevate, një banjë prej një metër katror, një hapësirë lëvizjeje prej vetëm 50 cm mes shtretërve dhe dy karrigeve prej druri – duhej të gjenim një mënyrë për të rezistuar.
Një nga këto ishte shkrimi dhe vizatimi.
Natyrisht, në kushte ekstreme, kur gjithçka mungonte apo ndalohej, ne, disa nga ata që kaluan vite në këtë ferr burgu, gjenim mënyra për të kaluar kohën.
Ne i përkushtohemi edhe vizatimit, duke krijuar kushte me mjete të improvizuara: copa kartoni nga vizitat, pako cigaresh, çdo lloj letre që mund të gjenim ose që na lejohej të kishim në qeli.
Një ndihmë të madhe për përballimin e kësaj periudhe të vështirë na dha akademiku i artit Gursel Sylejmani, me të cilin kalova dy gjashtëmujore në izolimin e quajtur “Grupah Pojaçanih Nadzora”. Këshilla e tij
Gursel ndihmoi shumë nga shokët tanë që t’i përkushtoheshin vizatimit, në një kohë kur nuk kishim asgjë në dorë përveç errësirës së qelive dhe racionit të pakët të bukës.
Për të shkruar ose për të vizatuar kemi përdorur materiale alternative: panxhari për ngjyrën e kuqe, hiri i shkrepës për vizatim, thërrime buke për të krijuar skulptura apo vegla të ndryshme, fije shkrepse apo cigare duhani… apo rrobat tona, skajet e gazetave që vinin me vonesë dhe çdo material tjetër që mund të na ishte i dobishëm.
Nuk i lamë asgjë rastësisë: trishtimin e shndërruam në momente krijimtarie.
Ne kemi ruajtur shumë materiale që janë dërguar në fshehtësi përmes marrësve të vizitave, duke arritur t’i çojmë në Kosovën tonë të dashur ose në familjet tona.
Midis tyre kishte shkrime, letra familjare, skulptura me bukë, poezi dhe portrete të të dashurve tanë.
Ky material përfaqëson një thesar të çmuar, jo vetëm artistik, por edhe një dëshmi unike sesi njeriu mund të krijojë dhe të veprojë edhe në kohët më të errëta.
/Vizatim nga Gursel Sylejmani/