spot_img

Trump e cakton Grenellin udhëheqës të Qendrës kulturore “Kennedy”

Shkurt 11, 2025

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin, besnikun e tij që ka shërbyer në disa pozita në administratë, që ta udhëheqë Qendrën “Kennedy” për arte skenike, në Washington.

Vendimi u mor pak pasi Trumpi e caktoi veten kryeshef të qendrës kulturore.

“Jam i lumtur të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qendrës ‘Kennedy’. Ric ndan vizionin tim për epokë të artë të arteve dhe kulturës amerikane dhe do t’i mbikëqyrë operacionet e përditshme të Qendrës”, ka shkruar Trump në Truth Social. “S’ka më ‘show drag’ apo propaganda tjera anti-amerikane – veç më të mirat. Ric, mirë se vjen!”

Trumpi të premten njoftoi për shkarkimin e bordit të kësaj qendre dhe se vetë do të jetë kryeshef.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img