Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës rihter goditi sot Mianmarin e lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Tajlandë dhe Kinën Juperëndimore. Kryeministrja e Tajlandës shpall gjendjen e emergjencës. Pamjet në rrjetet sociale janë shokuese. Burime nga ministria e Jashtme:

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7, i ndjekur 12 minuta më vonë nga një goditje e dytë prej 6.4 rihter, goditi qendrën e Mianmarit, ku dyshohet se do të ketë një katastrofë, me rrezikun e ‘mijëra vdekjeve’. Epiqendra, sipas institutit gjeozizmik amerikan, ishte pranë Saigang-ut, ku kalon një çarje sizmike që e ndan vendin në gjysmë përgjatë një drejtimi veri-jug, rreth njëzet kilometra nga qyteti historik dhe kryeqyteti antik i Mandalay. Rrënojat dhe infrastrkturë e shkatërruar shihet kudo dhe deri në orën 13 të kësaj të premteje u konfirmuan të paktën 25 vdekje, përfshirë disa fëmijë.

Tërmeti kryesor, i cili filloi në një thellësi prej vetëm 10 kilometrash në orën 14:20 me orën lokale, goditi gjithashtu me efekte të fuqishme në Kinë, në provincën e largët malore të Yunnan dhe mbi të gjitha në Tajlandë, ku në kryeqytetin Bangkok, një mijë kilometra larg epiqendrës, me dhjetëra njerëz raportohen të zhdukur dhe të paktën 8 të vdekur janë konfirmuar. Lëkundjet u ndjenë edhe në Laos dhe Vietnamin fqinjë. Instituti gjeozizmik italian, tha se goditja kryesore ishte 300 herë më e fuqishme se ajo e Amatrice në vitin 2016.
Junta ushtarake, në pushtet në Mianmar që nga viti 2021, ka nisur një apel urgjent për ndihmë humanitare për komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë, burime në ministrinë e jashtme thonë se nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti në Minamar dhe Tajlandë dhe se situate po ndiqet nëpërmjet ambasadës në Tokio të Japonisë.
Tërmeti në Myanmar, burime nga Ministria e Jashtme: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) lëshoi një alarm të kuq – duke vlerësuar se vdekjet mund të variojnë nga 1000 deri në 10000, shkruan New York Post. Në Bangkok jetojnë më shumë se 17 milion njerëz.