spot_img

Stuttgart: “Instituti i Kujtesës Kombëtare Shqiptare ” përkujton 26-vjetorin e Betejës së Lavdishme të Kosharës

Shkruan: I. Ll

Në nderim të 26-vjetorit të Betejës së Kosharës, “Instituti i Kujtesës Kombëtare Shqiptare” me seli në Stuttgart organizoi një manifestim përkujtimor dhe kulturor. Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë familjarë të dëshmorëve, veprimtarë politikë të mërgatës shqiptare, veteranë të UÇK-së dhe protagonistë të luftës së njohur si “Lufta e Thyerjes së Kufirit”.

Salla e kinemasë “Delphi” në Stuttgart nuk arriti të përfshinte të gjithë të interesuarit që dëshironin të merrnin pjesë në këtë tubim, duke dëshmuar interesimin dhe respektin e madh për këtë ngjarje historike.

Aktiviteti nisi me shpërndarjen e trëndafilave të kuq për nder të dëshmorëve të Kosharës, të cilët u dhuruan nga valltarët e Shoqatës “Pavarësia” për ish-ushtarët e njësitit “Pitbull”, mysafirët dhe familjarët e dëshmorëve.

Manifestimi u moderua me profesionalizëm nga zonja Rilinda Gegaj dhe zoti Naser Vrella, të cilët përçuan emocione të fuqishme te të pranishmit.

Fjalën kryesore e mbajti ish-diplomati dhe publicisti i njohur Imer Lladrovci, ndërsa për rëndësinë historike të Betejës së Kosharës folën gjeneralët Kudusi Lama, Nasim Haradinaj, Rrustem Berisha dhe Jakup Nura, protagonistë të drejtpërdrejtë të kësaj beteje.

Pjesa artistike e aktivitetit u zbukurua nga interpretimet e elegancës së lartë të Flutra Bytyçit, sopranos Delina Hajra-Gashi dhe dirigjentit Kushtrim Gashi.

Në vazhdim, u shfaq dokumentari “Shtigje të Luftës”, me skenar dhe regji të Asllan Bajramit, realizuar me nismën e luftëtarit të lirisë Ramadan Ibrahimi dhe bashkëluftëtarëve të njësitit “Pitbull”.

Në emër të Institutit të Kujtesës Kombëtare Shqiptare, z. Ylber Gega, djali i veprimtarit të njohur Hysen Gegaj, ndau mirënjohje për ish-luftëtarët dhe veprimtarët për lirinë e Kosovës, në vlerësim të kontributit të tyre në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img