spot_img

Lëvizja Popullore e Kosovës shënon përvjetorin e 44-të të vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Lëvizja Popullore e Kosovës shënon përvjetorin e 44-të të vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Më 17 janar 1982 u shënua bashkimi i organizatave ilegale në një organizatë të vetme – Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPK), e ideuar dhe udhëhequr nga veprimtarët e shquar Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla dhe Ibrahim Kelmendi.
Po atë natë, në orët e mbrëmjes, pranë banesës së tyre, u sulmuan dhe u vranë nga dora kriminale Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe Kadri Zeka. Këto ngjarje përbëjnë një nga momentet më të rënda, por edhe më themelore, në historinë e rezistencës shqiptare.
Për Lëvizjen Popullore të Kosovës, kjo periudhë përfaqëson një gur themeli, një bazë të fortë për vazhdimësinë e organizimit dhe të veprimeve të pandalshme në shërbim të zërit të popullit dhe çlirimit të atdheut.
Në këtë takim përkujtimor folën koordinatorë dhe veprimtarë nga brenda dhe jashtë vendit:

  • Koordinatori i brendshëm dhe i jashtëm, z. Esat Halili, paraqiti një historik të shkurtër të rrugëtimit të LPK-së.
  • Koordinatori për Gjermani, z. Gezim Osmanaj, foli për organizimin si bazë të ndërtimit të shtetit.
  • Koordinatori për Zvicër, z. Jeton Lleshi, kujtoi ngjarjet dhe rrëfimet e disa ushtarëve të UÇK-së në Kosovë, si dhe kontributin e atdhetarëve nga Zvicra.
  • Kryetari i Klubit Politik “Afrim Zhitia”, z. Ragip Shala, përshëndeti në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia” për rrugëtimin, vështirësitë dhe sakrificat e atdhetarëve ndër vite. Ai gjithashtu propozoi krijimin e një grupi punues dhe të një fondi për ndërtimin e Shtëpisë Muze të LPK-së në Prishtinë.
    Nga pamundësia për të marrë pjesë fizikisht, u lexuan letra përshëndetëse nga:
  • z. Fazli Veliu
  • z. Xhavit Kabashi
    Në vazhdim u mbajtën edhe pika kulturore-artistike:
  • Me flaut: Puhiza Shala, në tingujt frymorë të “Marshit të UÇK-së” dhe “Tuman Kuqe”.
  • Nga grupi i Ansamblit të Valles “Shota” dhe koreografja Bajrami, u udhëhoqën valle dhe pika artistike që pasqyruan demonstratat ndër vite, si dhe vallet dhe marshimet e UÇK-së.
    Gjithashtu performoi këngëtari i mirënjohur Ismet Bexheti me këngë me vlera të larta patriotike. Në fund, atij iu nda mirënjohje për kontributin e tij në luftërat çlirimtare.
    Në përmbyllje, bashkëveprimtarët, si gjithmonë, rikujtuan veprimet dhe ngjarjet historike të Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke nderuar sakrificën dhe qëndresën për liri.
    Lavdi jetës dhe veprës së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës,
    si dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e atdheut.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img