spot_img

Sot konferenca e katërt ndërqeveritare me BE, Rama me presidentin e KE: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat

 

Shqipëria ka hapur zyrtarisht grupkapitullin e dytë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, të titulluar “Tregu i Brendshëm”, gjatë Konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri–BE.

Delegacioni shqiptar në këtë proces drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të fushave përkatëse të negociatave. Nga Brukseli, ku u takua me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Rama deklaroi: “Jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.”

“Jemi me Presidentin e Këshillit Evropian. Jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime, jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027″, tha Rama nga Brukseli.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1723013035291366%2F&show_text=false&width=560&t=0

Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.

Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

–Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit)

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img