spot_img

SOT FESTON MBARË KOMBI SHQIPTARË!

Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë së saj!

Bëhen plot 17 vite që kur parlamenti i Kosovës, në shkurtin e vitit 2008, megjithëse mbante acar i vërtetë ngrohu zemrat e gjithë shqiptarëve kudo në tërë ruzullin tokësor!

Fjalët e kryeministrit të kohës z. Hashim Thaqi „ shpallim Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik“ ndezën zemrat flakë në Iliridë, Luginë të Preshevës, Anamal, në Sanxhak, në mbarë Europën dhe SHBA dhe Argjentinë, Australi dhe Uells të ri, në Kosovë e Çamëri duke kënduar „ Lumja ti moj Shqipëri!“

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 minuta, në Kuvendin eRepublikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

 Me rastin e 17 vjetorit të pavarsisë së Kosovës, ZËRI I KOSOVËS uron:

Të gjitha ato nëna që i lindën për atdhe e mëmëdhe heronjtë e heroinat e kombit shqiptarë

 „ Zëri i Kosovës“ – uron të gjithë luftëtarët e luftëtaret, që luftuan e dhanë jetën për liri, çlirim e bashkim kombëtar, që nga viti 1878 e deri më sot!

 „ Zëri i Kosovës“ – uron të gjithë të burgosurit politikë si ndërgjegjëja e jonë më sublime; si trasuesit e parë të rrugës së lirisë!

 „ Zëri i Kosovës“ – uron të gjithë studentët, profesorët, intelektualët e Universitetit të Kosovës për tërë kontributin e tyre ,gjatë viteve të rezistencës, të cilët ushqyen trurin e kombit me kronologji të lavdishme të qëndresës së kombit tonë!

 „ Zëri i Kosovës“ – uron me tërë qenjën të gjithë pjestarët e PNDSHës, Grupit Revolucionar, ORBSH- es, OMLK-es, LPRK-es e LPK-es dhe gjithë veprimtarët klandestinë në kapërcyll të shekujve dhe viteve.

 „Zëri i Kosovës“ –  uron Ymer Prizrenin dhe Abdyl Frashërin, Mic Sokolin e Sefë Kosharen, Azem Bejtën e Shotë Galicen, Avni Rustemin e Emrush Miftarin. Uron Gjon Sereqin e Qemal Stafën, Ajet Gërgurin e Demë Ali Pozharin… Uron Hasan Prishtinën e Ismail Qemalin!

„Zëri i Kosovës“ – uron Rexhep Malën e Nuhi Berishën, Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun, Fazli Grajçevcin e Shaban Shalën e shumë të tjerë si këta!

„Zëri i Kosovës“ uron bacë Adem Demaçin, Metush Krasniqin, Rafi Halilin, bacë Mehmet Gegën, Ali Aliun – Presheva etj.

„Zëri i Kosovës“ –  në veçanti uron sot e n‘mot familjen ëmblematike, Familjen JASHARI, arkitekten e lirisë dhe çlirimit të Kosovës!

Uron bacë Shabanin e nënë Zahiden, Ademin me vëlla Hamëz Jasharin dhe gjithë pjesëtarët e Jasharajve të Prekazit, të vdekur e të gjallë!

„Zëri i Kosovës“ – Ju uron festën e pavarësisë nxënësve, punëtorëve, intelektualëve, fshatarëve, mërgimtarëve, studentëve , shoqatave kulturore,nënave, baballarëve, vëllezërve dhe motrave tona.

„Zëri i Kosovës“ – 17 vjetorin e pavarësisë Ju uron të gjithë pjesëtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës të cilët themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, tė cilët e bënë ushtrinë dhe e sollën lirinë! Urojmë pjesëtarët e LPK-ës të djeshëm dhe të sotshëm!

„Zëri i Kosovës“ – do të mbetët gjithmonë zë i vegjelisë dhe së bashku të festojm 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës!

Urime dhe Gëzuar!

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img