spot_img

Shqipëria përkrah 3 projekte në Luginë

Republika e Shqipërisë ka derdhur fonde për 3 projekte në Luginë. Hollësitë i solli kryetari i KKSH, Enkel Rexhepi, përmes një postimi në Faceb

Republika e Shqipërisë ka derdhur fonde për 3 projekte në Luginë.

Hollësitë i solli kryetari i KKSH, Enkel Rexhepi, përmes një postimi në Facebook:

Lajm i mirë nga Shqipëria!🇦🇱

Sot, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka pranuar mbështetje financiare nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd, në kuadër të përkrahjes së projekteve për këtë vit:

1.Kursi i gjuhës shqipe për shqiptarët e Sanxhakut.

2. Festivali i Stand – UP Komedi Fest – Lugina.

3.Ndërgjegjësimi mbi përdorimin e gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës.

Falënderojmë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ambasadën shqiptare për ndërmarrjen e një hapi teje të rëndësishëm, në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe një qasje proaktive ndaj Luginës së Preshevës.

Përkrahja për projektet që synojnë ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar shqiptar është një hap më tej drejt qëllimit tonë të përbashkët.

Më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë!

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img