Shqipëria në ethe zgjedhore, harron Epopenë e Dukagjinit

0
16

Republika e Shqipërisë po bëhet gati për procesin e zgjedhjeve qendrore që duhet mbajtur më 11 maj të këtij viti. Ethet zgjedhore dhe ashpërsimi i periudhës para elektorale si duket ka defokusuar aktorët politik nga zhvillimet historike, posaçërisht nga këto që sot shënon Republika e Kosovës, Epopenë e Dukagjinit dhe fillimin e bombardimeve të NATO-së kundër caqeve serbe dhe malazeze.

Asnjë nga liderët politik nuk ka uruar dhe as përkujtuar Epopenë e lavdishme të Dukagjinit në rrjetet sociale, ndërsa mësohet se asnjëri prej tyre nuk do të merr pjesë as në homazhet që do t’i bëjnë liderët dhe autoritetet e Kosovës në zonën e Dukagjinit.

Sot bëhen 27 vjet që nga beteja në Gllogjan, e cila konsiderohet si një ndër më të ashprat të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ushtrinë serbe. Kjo ngjarje quhet edhe si Epopeja e Dukagjinit./ZëriiKosovës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here