LPK dhe titistët „ pro amerikan!“
Shkruan: Fatmir Brajshori
Tmerri ,konsiderohej si biri i perendis së luftës Aresit dhe i Aferditës.
Tmerri sot po flet kudo, po arsyeton, akuzon, sundon por si tmerr që është s‘logjikon arsyeshëm.
Tashti t‘i kthehemi tmerrit të „ parollave moderne!“
Sot është tmerr të thuhet:
“ Unë isha për shtet dhe ata për pushtet!“
Kosova gjatë kapërcyejve të shekujve, sundohej nga „ disa“ shtete okupatore ose perandori kohe.
Gjatë këtyre okupimeve, kishte shqiptarë që angazhoheshin për shtet, ani pse ai shtet,ishte pushtues dhe vrastar në Kosovë. E tillë ishte perandoria osmane, pastaj Serbia (1912j, më vonë Mbretëria Serbo- Kroato- Sllovene, pas tyre Jugosllavia e Titos, dhe sërish Serbia e Millosheviqit.
Dhe gjatë tërë këtyre viteve të okupimit, kishte shqiptare që shtetin e pushtuesit, e pranonin si shtetin e tyre.Disa ndjeheshin si „ osman“,të tjerë i shërbenin krajlit, shumë më shumë Titos dhe Jugosllavisë dhe shumë pak serbis millosheviqjane. Pra, kishte shqiptarë që mbronin këto shtete si të tyren karshi shqiptarëve të tjerë, të cilët këto shtete i luftonin sepse i konsideronin pushtuese në territore shqiptare…
2.
Kapitull në vete është shteti pushtues me emrin Jugosllavi, që Kosovën e kishte aneksuar dhe shpall si pjesë të saj.
Shqiptarët ishin ndarë në dysh:
Njëra palë që Jugosllavinë e pranonin si shtetin e tyre dhe angazhoheshin për shtet, dhe pala tjetër që nuk e pranonte Jugosllavinë si shtet brenda Kosovës, dhe të cilët, këtij shteti dhe përkrahësve shqipfolës, iu kundërveheshin me të gjitha mjetet e mundshme; qofshin ato ideologjike apo me padëgjueshmëri qytetare.
3.
Fill pas Luftës sė Dytë Botërore, hiç rezistencën e LNDSH-ja, që kishin në plan kryengritjen e armatosur, të gjitha organizimet ,e mëvonshme,të shqiptarëve nën pushtimin jugosllavë, orientimin e tyre politikë, ideologjik, kombëtar e përshtatshin,karshi politikës dhe ideologjisë, që ndiqte shteti amë Shqipëria.
Pra, të gjitha organizimet klandestine emertimet i kishin „ revolucionare“, sikurse revolucionit, ia bashkangjitnin emertimin tjetër si „ Bashkim“ ,që do të thoshte „ Bashkim Revolucionar“ ose „ Revolucioni i bashkuar i popujve të shtypur.
Nën pushtimin Rankoviqist, literaturë shqipe s‘kishte, dhe ato që ishin, flisnin vetëm për jugosllavinë si shtet i „ barazisë!“
Kur ndërroj gjysma e pushtetit e udhëhequr nga Rankoviqi, e cila kaloj në duart e satrapit Tito, filloj ngadalë të depertojn libra që flisnin për historin shqiptare. Dhe tashmë, shqiptarët të cilët asnjëherë nuk e pranuan Jugosllavinë si shtetin e tyre, filluan organizimet t‘i emertonin si „ marksiste – leniniste“ ngaqë shteti amë Shqipëria dhe Partia e Punës thirreshin në këtë ideologji.
Pra, të ishe „ Marksist Leninist“ gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta do të thoshte që je për Shqipëri; do të thoshte që Kosovën e sheh si pjesë të Shqiperisë!
4.
Pas vitit 1948, Jugosllavia ishte në mardhënje të ftohura me Bashkimin Sovjetik, të acaruara dhe gati në gjendje lufte; me Hrushqovin, u ofruan dhe me Brezhnjevin sërish i ftohën mardhënjet.
Jugosllavia u bë e përkëdhelura e Europës Perëndimore, e sidomos e SHBA-ve ose siç shprehen sot disa me zhargonin „ Amerika.“
Jugosllavia kishte mardhënje të shkëlqyera me Amerikën; jepeshin në TV dhe Kinema kryesishtë filma amerikan dhe asnjë nga produksioni rus!
Në vitet e 70-ta dhe 80-ta ke mundur me shkue midis Beogradit dhe me bërtit „ Rroftë Amerika“ dhe asnjë fije floku nuk të ka munguar.
Por në ato vite, po të shkoje,midis malit Sharr dhet‘kishe psheretirë „ Lavdi Marksizëm Leninizmit“ të kanë arrestuar menjëherë,burgosur, dënuar dhe madje edhe vrarë; të mos flasim pastaj po t‘kishe përmend fjalën revolucion apo bashkim në Prishtinë se çfarë ka ndodhur me ty?
Tashti shtrohet pyetja:
Pse Jugosllavia i burgoste shqiptarët që thirreshin në marksizëm – leninizëm, dhe nuk i burgoste shqiptarët që ishin „ pro amerikan?“
Normale do të ishte që Jugosllavia si shtet socialist, marksist- leninistet duhej t‘i shpërblente për ideologjinë e tyre „ grupet klandestine“ që programet e tyre ishin „ komuniste“ teksa „ pro amerikanët“ t‘i burgoste!?
Por ndodhte e kundërta!
Ata e dinin që Jugosllavinë e rrezikonin ato grupe siç dihet që ata që sot dënojnë ideologjin e grupeve „ ilegale“ dhe paraqesin veten si „ Pro Amerikan“ dje kanë qenë më të zëshmit për të treguar dashurinë e tyre për Jugosllavinë dhe Titon!
Fazli Grajçevci u mbyt në burg ngaqë ishte anëtar i grupit revolucionar dhe jo si „ pro amerikan.“
Mësuesi Shaban Shala u mbyt në burg si anëtar i një grupi revolucionar dhe jo si „ pro amerikan!“
A e dini se pse Jugosllavia nuk i dënonte „ Pro Amerikanët?“
Sepse këta të gjithë deklaroheshin se ishin Titist; deklaroheshin se Jugosllavia ishte shteti i tyre; bërtisnin kudo „ Tito- Tito!“
Pra këta „ Pro Amerikanët“ për mos me u zbulue që janë me Amerikën, futeshin nën ombrellën e titizmit dhe këndonin „ shoku Tito ne të betohemi!“
Kur SHBA e priti TIton në Uashington, dhe,takoj presidentin Nikson, shqipëtarët „pro amerikan të Kosovës“ të ngazëllyer nga ky takim Tito – Nikson, filluan akoma më shumë të bërtisnin Tito – Tito, dhe si çakej u lëshuan ti ndiqnin dhe vrisnin kudo shqiptarët „ marksist- leninist“ si armiq të Jugosllavisë dhe Titos.
5.
Lëvizjen Popullore të Kosovës „ pro amerikanët titist“ ( të deklaruar si të tillë vetëm gjatë viteve të 90-ta) po nguten ta cilësojnë si të „ kthyer me kokë nga Moska.“
Por thënja dhe krahasimet po u çalojn!
E para Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës ishte organizatë klandestine qė luftonte për shtet; luftonte së pari për krijimin e „ Republikës së Kosovës“ ku do t‘hynin dhe viset e tjera shqiptare brenda kësaj republike, si fazë e parë, dhe faza e dytë Bashkimi Kombëtar.
Pra së pari për një shtet shqiptarë brenda federatës jugosllave. Për të realizuar këtë gjë, duhej kapur pushtetin; e pushteti do të mirrej me revolucion dhe padëgjueshmëri qytetare…
LPRKja, nga viti 1982 e gjerë në shtator të vitit 1990 bëri rezistencë, protesta, demonstrata e qe besa edhe konfrontime luftarake me okupatorin…
Në luftë kundrejt pushtuesit dhe „ pro amerikanëve titist“ ranë duke luftuar për atdhe: Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Ali Ajeti, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bedri sokoli… U vranë qindra demonstrues që nga demonstratat e vitit 1981 e gjerë më 21 shkurt të vitit 1990 kur u vra Selman Vojvoda…
Një pyetje për ata që ishin për shtet dhe „ pro amerikan?“
Sa demonstrata organizuatJu, kundër okupimit jugosllavë?
Sa protesta organizuat gjatë viteve të 60-ta, 70-ta e 80-ta, kundër socializmit jugosllavë, marksizmit dhe komunizmit?
Në gjitha ato „ demonstrata që keni organizuar“ cilat ishin kërkesat tuaja?
Sa grupe ose individë në Kosovë janë dënuar nga regjimi i Tito – Rankoviq, si pro amerikan dhe si armik i socializmit?
A mundeni së paku një emër, vetëm një ta përmendni që gjyqet serbe e dënuan si „ pro amerikan?“
S‘ka! S‘ka!
Nuk ka ngaqë nën regjimin e Titos, proamerikanët ishin me Titon dhe Titistet me amerikën!
Niksoni e Karteri ishin bë vëllezër me Titon..,
6.
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës ishte e vetmja që angazhohej për SHTET!
Ja argumenti:
Më 07.shtator të vitit 1990, delegatët e kuvendit të Kosovës, shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës!
Dhe, e para që e pranoj realitetin e ri ishte LPRK- ja!
Ajo me t‘u shpallur Kushtetuta e Kaçanikut, ndërroj emrin e saj dhe atë nga:
„ Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës“ në „ Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës!“
Pra u bë Lëvizje e Republikës ngaqë tani më nuk kishte nevojë të luftohej si Lëvizje për Republikën por të bëhej „ Lëvizje e Republikës!“
Subjektet tjera si LDK dhe satelitët e saj, si dhe ish titistët dhe komunistët e OTH të LKK ,të cilët brenda natës u bënë „ pro amerikan“ akoma ia numëronin dhëmbët ujkut në Beograd, nga frika se po „ provokohet Serbia.“
Dhe kur të gjithë po prisnin të niste lufta në Kosovë, Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës , eci për 10 hapa para subjekteve tjera( këto të lejuara nga Beogradi) u emërtua si Lëvizje Popullore e Kosovës, Lëvizje e masave heterogjene; Lëvizje që pastaj themeloj ushtrinë dhe s‘bashku me ushtrinë solli lirinë!
E solli edhe Amerikën në Kosovë, deri sa „ pro amerikanët“ akoma luteshin të mos provokohet serbia dhe të cilët, kur në Kosovë vriteshin fëmijët, ata i puthnin duart millosheviqit në Beograd…
Pas kësaj ndodhi 12 Qershori i vitit 1999 dhe të tjerat veç më dihen…
Po e mbyll shkrimin analetik me fillimin:
Tmerri ,konsiderohej si biri i perendis së luftës Aresit dhe i Aferditës.
Tmerri sot po flet kudo, po arsyeton, akuzon, sundon por si tmerr që është s‘logjikon arsyeshëm.
Tashti t‘i kthehemi tmerrit të „ parollave moderne!“