Foto: Associated Press
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Köhler.
Përmes një postimi në “X”, Osmani shprehu mirënjohje të thellë për rolin e Köhler-it, gjatë mandatit të të cilit Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta për popullin gjerman pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë”, shkroi Osmani në “X”.