spot_img

Protestë gjithëpopullore në Bruksel kundër padrejtësive ndaj popullit shqiptarë

Protestë gjithëpopullore në Bruksel kundër padrejtësive ndaj popullit shqiptar

Më 8 mars 2025, Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), në bashkëpunim me disa shoqata atdhetare nga Brukseli, organizoi një protestë gjithëpopullore për të dënuar padrejtësitë që i janë bërë dhe ende po i bëhen popullit shqiptar.

Gjatë kësaj proteste, LPK i është drejtuar me një letër zyrtare Presidentes së Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, dhe zëdhënësit të BE-së, z. Peter Stano, duke paraqitur kërkesat dhe shqetësimet legjitime të shqiptarëve.

Këto kërkesa janë mirëpritur dhe janë marrë në konsideratë nga Komisioni Evropian. Kontakti i drejtpërdrejtë mes BE-së dhe LPK-së është një hap pozitiv, i cili përforcon rëndësinë e zërit qytetar dhe organizuar në proceset demokratike dhe integruese.

LPK shpreh përkushtimin e saj për të vazhduar pa ndërprerje angazhimin dhe veprimin në mbrojtje të së drejtës dhe dinjitetit të shqiptarëve, duke argumentuar dhe ngritur zërin kundër çdo padrejtësie – deri në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe integrimin e përbashkët në Bashkimin Evropian.

Përkthimi në Shqip:

I nderuar Zotëri/Zonja,

Faleminderit për emailin tuaj drejtuar Presidentes von der Leyen, të marrë më 28 mars, përfshirë edhe letrën që shpjegon arsyet e protestës në Place de Luxembourg më 8 mars. Presidentja më ka kërkuar të përgjigjem në emër të saj.

Më lejoni të rikujtoj se, si pjesë e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Më 18 dhjetor 2024, liderët e BE-së e rikonfirmuan “angazhimin e tyre të plotë dhe të paekuivok për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor”.

Mund të keni besim se Komisioni Evropian është i përkushtuar për të mbështetur të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së, duke promovuar vlerat thelbësore të BE-së si demokracia, të drejtat themelore dhe sundimi i ligjit.

Me respekt të veçantë,

Jiří PLECITÝ
Kryetar i Njësisë

Komisioni Evropian, 1049 Bruksel, BELGJIKË

Mirupafshim në protestën e radhës.

Lëvizja Popullore e Kosovës – Këshilli Organizativ

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img