Shkruan: Xhevat Hasani
26 Mars 2025
Juve Gordana Siljanovska-Davkova dhe juve Hristjan Mickovski, edhe pse jeni antishqiptar me damkë, unë duke qenë një njeri me qasje thellësisht humaniste, ju shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta për tragjedin e ndodhur në qytetin Koçan, ku në natën në mes të 15 e 16 marsit 2025, në klubin e natës të përfshirë nga zjari humben jetet e tyre 59 qytetarë maqedonë dhe ku u lënduan 150 qytetarë tjerë.
Në radhë të parë u shprehë ngushëllimet e mia familjarëve të të vdekurve dhe të të lënduarve, të cilët kjo ngjarje i ka trondituar dhe traumatizuar thellësisht. Sidomos familjarëve të të vdekurve, Zoti iu dhëntë forcë e durim për t`i kapërcyer dhimbjet e mëdha shpirtërore që kanë!
Unë shprehë dhimbjen time për të vdekurit sepse secili prej tyre, ka pasur planët e tij për jetën dhe ëndërrat e tij për të ardhmën, plane dhe ëndrra këto të cilat pa fajin e tyre u janë ndërpre njëherë përgjithmonë.
Dhe shprehë dhimbjen time për të vdekurit edhe për shkak të origjines etnike të përbashket Pellazgo-Ilire të shqiptarëve dhe të maqedonëve. Për këtë origjinë të përbashkët të shqiptarëve ka pasur dhe ka shumë fakte.
E marr me mend se presidentes Gordana Siljanovska-Davkovas dhe Kryeminitrit Hristjan Mickovskit, u dhimbsen shumë jetet e humbura të 59 maqedonëve të pafajshëm në tragjedin e Koçanit, por ata nga kjo tragjedi mund të mësojnë diçka madhështore që iu mungon!
Ata nga tragjedia e Koçanit mund të mësojnë se ashtu siç u dhibmsen qytetarët maqedonë, duhet t`u dhimbsen edhe ata 500 mijë shqiptarë që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni, e të cilave ata (Davkova dhe Mickovski) po ua degradojnë gjuhën shqipe: nga gjuhë zyrtare në gjuhë lokale; po ua mohojnë mundësin e punësimit të barabartë në raport me maqedonët; po ua heqin toponimet në gjuhën shqipe nga tabelat e komunikacionit; po i favorizojnë njëanshëm vetëm „mbrojtësit“ („Branitelat) maqedonë, por jo edhe ish-ushtarët e UÇK-së etj.
Vetëm kur Gordana Siljanovska-Davkova dhe Hristjan Mickovski, do të mësojnë se përveç maqedonëve duhet t`u dhimsen edhe shqiptarët dhe edhe pjesëtarët e pakicave në Maqedoni, ata do të janë president dhe kryeminister të mirëfilltë të Maqedonisë BIETNIKE DHE MULTIETNIKE.
Po e përsërisë: TË MAQEDONISË BIETNIKE DHE MULTIETNIKE
Në të kundërtën dersa atyre (Davkovas dhe Mickovskit) iu dhimbsen vetëm pjesëtaret e kombit të tyre maqedonë, dhe nuk iu dhimbsen edhe pjesëtarët e kombit shqiptarë dhe edhe të tjerët që jetojnë në Maqdoni, ata nuk janë tjetër veçse një PRESIDENTE MONOETNIKE, siç është realisht Gordana Siljanovska-Davkova dhe një KRYEMINISTËR MONOETNIK, siç është realisht Hristjan Mickovski.
Por tragjedia më e madhe e Maqedonisë janë vetë Gordana Siljanovska-Davkova dhe Hristjan Mickovski. Këta dy përveç manirave prej PRESIDENTEJE dhe prej KRYEMINSTRI, gjithçka tjetër e kanë tragjike.
Ata me padrejtësit që po ushtrojnë ndaj shqiptarëve në Maqedoni, po punojnë për një gjakderdhje tragjike në mes të forcave monetnike maqedone dhe popullatës shqiptare të pambrojtur në Maqedoni.
Ata duan ta përsërisin vitin 2001…!