spot_img

NGA SOT NUK JAM MË KRYEREDAKTOR I „ ZËRIT TË KOSOVËS- ONLINE!“

Arsyeja kryesore është që sëmundja e duarve ( e djathta më shumë) „Capaltun Tunel Syndrom“ u aktivizua akoma më shumë në këtë muajin e fundit.

Unë jam krenar për punën që kam bërë deri më tani në Zërin e Kosovës, duke qenë kryesishtë vetëm, dhe brenda një muaji publikova mbi 300 lajme, opinione, raporte, ngjarje historike së bashku me bashkëpunëtorët e jashtëm, opinionistët e çmuar nga ana ime… Përpos 300 publikimeve të bëra atyre shkrimeve ua bashkangjita mbi 400 fotografi përcjellëse…

Gjatë  kësaj kohe isha edhe gazetar, redaktor, kryeredaktor, publicist, daktilografist, analist e çka nuk isha…

Nga sot (  12.03.25) nuk jam më kryeredaktor dhe largohem me vetdëshirë. U falenderohem miqësishtë dhe përzemersishtë të gjithë atyre që më dhanë besimin të udhëheqë „ Zërin e Kosovës-online“, ku brenda një muaj të vetëm u bë konkurues me portalet e tjera, të cilat me vite funksionojnë…

Sëmundja e quajtur „ Capaltun Tunel Syndrom“ ( ka t‘bëjë edhe me punën e nervave të dorës) është edhe si pasojë e punës për kohë të gjatë me „ makinë shkrimi dikur“ dhe me kompjuter këto 35 vitet e fundit…

 Për fund edhe diçka rreth gazetarisë:

Në gazetari gjithçka fillon me dhënjen e lajmit!

Pastaj një gazetarë i mirë lajmin mund ta bë shumë interesant për publikun! Lajmin që e jep duhet ta shterojë deri në fund! Për me qenë lajmi i mirë, duhet ndershmëri dhe saktësi!

Duhet pastaj ndërtue rrjetin e burimit. Në gazetari nuk guxon të ketë cinizėm; skepticizmi është dukuri normale në këtë fushë.

Gazetari kur bë Intervistë duhet dijë që Ai është ball për ball me subjektin që do të thotë:

Duhet pregaditje paraprake. Fillimin me subjektin duhet ta bëshë në mënyrë të këndshme; të rehatohet musafiri mirë e mirë  në fillim që ta bëni të flasë më vonë.

Niseni biseden me një humor të lehtë.

Pastaj mos bëni pyetje të atilla që musafiri të përgjigjet me „ po“ ose „ jo!“

Ka edhe shumë rregulla tjera për të cilat do flasim një herë tjetër. E, ato janë 5 rregullat kryesore se si përgaditet një Intervistë!

Një shoqëri nuk përparonë në asnjë fushë nëse nuk ka informim. Informimin e bëjnë gazetarët. Gazetarët e terenit dhe ata të gazetarisë hulumtuese janë ata që e dinë që të shkruarit është dhe një lloj arkitekture.

Pse arkitekturë?

Sepse t‘i mundesh me lulëzuar lajmin si ta do qejfi por nëse e ka armaturën e brishtë rrëzohet, Ai lajm nga dridhja e parë.

Po e përfundoj me thënjen:

„ Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit!“

Edhe të shprehjes.

Unë e shfrytëzova lirinë time të mendimit.

Edhe të dorëheqjes!

Me nderime FATMIR BRAJSHORI

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img