Foto: senivpetro
Rreth orës 20:30, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se sipas të dhënave të para, nuk ka persona të plagosur. Ajo ka shtuar se menjëherë pas raportimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.