Shkurt 17/02/25
Me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës, në ambasadën e Kosovës u organizua pritje për gjithë ata mërgimtarë që kishin marrë rrugë për të uruar sikurse që mbrëmja ishte festive.
Motoja e mbrëmjes festive ishte:
„ Liria erdhi me mua!“
Organizatori idenë e kishte menduar dhe realizuar si një mundësi tė shkëlqyer për t‘u takuar dhe shprehur dashurinë dhe nderimin ndaj figurave të veçanta që na e sollën lirinë dhe për të respektuar familjarët e dëshmorëve dhe veteranët e luftës.
Mbrëmjen festive e hapi ambasadori i Kosovës shkëlqesia e tij z. Mentor Latifi me një fjalë rasti dhe pastaj të pranishmit i përshëndeti diplomatja zonja Shukrie Ramadani. Zonja Ramadani gjatë tërë mbrëmjes kujdesej me gjentiles për secilin musafir që të ndjehej si në shtëpinë e tyre. Organizimi pa skenar dhe tërësisht spontan meriton një notë të shkëlqyer. Pothuajse të gjithë artkrijuesit mërgimtarë me vendbanim në Zvicër dhe të burgosur politikë ishin ftuar për t‘festuar s‘bashku; ishin ftuar të bisedonin njëri me tjetërin për Artin;piktorët flisnin për poezin e poetët kundronin pikturat e piktorëve!

U nderuan krijuesit me mirënjohje modeste teksa pika kulminante ishte nderimi dhe mirënjohja për familjarët e Gursel Sylejmanit dhe të Ilir Konushevcit. Të pranishëm për t‘pranuar mirënjohjen ishte vajza e Gurselit dhe bashkëshortja e Ilir Konushevcit së bashku me vajzën!
Të nderuarit nderuan veprën e atyre që na nderuan duke na sjellë lirinë e për veten e tyre duke fituar përjetësinë…

Kori i grave „ Lulekuqja“ dhe të pranishmit ia morën këngës! U këndua për Kosovën, Shqipërinë, heronjtë por edhe për dashurinë!
Mbrëmja ishte plot dashuri, respekt dhe dinjitet!
Ishte një mbrëmje që gjatë do të mbetët në kujtesë!