shkruan: Ahmet Osmani
Mos u frikësoni se shqiptarët do t’i ikin Amerikës, sepse as shqiptarët nuk janë naivë, as Amerika nuk lidhet me ta pa arsye. Në marrëdhëniet mes kombeve, ndjenjat janë iluzion…interesi është ai që lëviz botën. Dinakëritë në politikë janë të nevojshme, por ato gjithmonë mbeten në prapavijë, ndërsa forca e vërtetë qëndron tek ata që e njohin dhe e drejtojnë fatin e tyre.
Prandaj, sa më parë ta kuptojmë veten dhe të mbështetemi tek forcat tona, aq më e lehtë dhe e sigurt do të jetë e ardhmja jonë.
Shikoni ku ishte dje Ukraina dhe ku e la Amerika sot… Historia na mëson se vetëm ata që mbështeten te vetja mbeten të pathyeshëm!