spot_img

LINJA POLITIKE,DIPLOMATIKE DHE SHTETFORMUESE!

Mbrëmë në Zvicër në qytetin e Wintherthurit, u organizua promovimi i librit publicistikë me titull“ Linja politike, diplomatike dhe shtetformuese“ me autor Imer Lladrovci, si dhe shfaqja e filmit dokumentar kushtuar të burgosurit politikë Hysen Gegës, i realizuar nga TVDielli me autor prof. Ahmet Qeriqi…

Për librin referuan recenzenti prof. dr . Arben Fetoshi dhe redaktori i librit z. Arben Veselaj.

Arben Fetoshi ndër të tjera tha:

„ Përmes analizave, kumtesave e fjalimeve, Imer Lladrovci na ofron një perspektivë historike dhe politike mbi mënyrën se si ka ndërvepruar diaspora shqiptare me zhvillimet politike në vend dhe si kanë marrë form disa prej proceseve më të rëndësishme politike, të cilat jo rrallë fillin e kishin në diasporë.“

Po ashtu redaktori i librit sqaroj që shkrimet periodike të bëra në kohë nga Imer Lladrovci i kishte sugjeruar që ato t‘i mblidhte dhe t‘i botonte në një libër të veçantë.

Në pjesën e dytë, u shfaq filmi dokumentar

„ Shtegtari sypatrembut i shtigjeve të lirisë“ kushtuar të burgosurit politikë, luftëtarit të lirisë nga orët e para heroit të Kosovës Hysen Gegës.

Dokumentari ishte realizuar shumë profesionalisht dhe për figurën e heroit flisnin shokët e tij si Sejdi Elezi, Bajram Kosumi, Muhamet Rogova, gjenerali Cikaqi, i biri i heroit dhe vajza si dhe familjarë dhe të njohur të tjerë…

Në fund familja e Hysen Gegës ndau mirënjohje për Petrit Bytyqin, Ramadan Pllanën,Imer Lladrovcin, familjen e Xhavit Hoxhës, Arsim Berishën etj…

Mbrëmja u moderua në mënyrë të shkëlqyer nga e reja Flutura Bytyqi,e cila me interpretimin e një kënge me piano mahniti publikun e pranishëm.

Një zë i shkëlqyeshëm dhe premtues.

 Organizator i mbrëmjes ishte „Studio Artistike Feniks“,e udhëhequr nga koreografi dhe piktori Arsim Berisha.

Në fund për të pranishmit u shtrua një koktej rasti.

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img