Më 7 qershor 2025, në ambientet e Tirana International Hotel, nis një nga veprimtaritë më të mëdha të organizatës sonë, duke shënuar hapin e parë, preludin e KUVENDIT KOMBËTAR të vitit 2026.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë studiues e intelektualë nga fusha të ndryshme të dijes. Kumtesat dhe punimet e tyre historike e shkencore do të përmblidhen në një botim të veçantë. Për herë të parë në një publikim të këtij lloji, opinioni qytetar dhe politika shqiptare do të kenë mundësinë të njihen me rrugët dhe mundësitë konkrete për realizimin e Bashkimit Kombëtar, si dhe me pengesat që kanë ngadalësuar këtë proces jetik për kombin tonë.
Duhet vlerësuar lart kontributi i shumë veprimtarëve që, në mënyrë vullnetare, kanë dhënë ndihmesën e tyre të vyer për këtë kauzë. Ata kanë përgatitur kumtesa me interes të veçantë për një temë kaq delikate siç është Bashkimi Kombëtar. Ky kontribut është mbështetur jo vetëm në të dhëna historike e dokumentare, por edhe në vullnetin e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar, e cila është shprehur qartë për bashkimin.
Na ndajnë vetëm 5 ditë nga kjo ngjarje me rëndësi kombëtare. Të gjithë jemi të thirrur të ndihmojmë në realizimin e saj, veçanërisht veprimtarët e përkushtuar të organizatës sonë atdhetare.
Motorët janë ndezur – dhe nuk do të ndalen më!
Jemi në rrugëtimin drejt realizimit të KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR, më 2 maj 2026.
Dashamir Uruçi
Tiranë, më 1 qershor 2025
