Shkruan : Dashamir Uruçi
(Refleksion i vonuar mbi deklaraten e prof.Jorgo Miha,Kryetar i Arvanitve te Greqise,në vitin 2004.)
Qendrimi i vaket i Shqiperise dhe aspak dinjitoz mbi zhvillimet ne trojet shqiptare ne rrajon dhe me gjere ka terhequr me kohe,vemendjen e opinionit publik.
Ne çaste kthesash historike,atehere kur luhej me fatin tone te perbashket,atehere kur duhej zeri i forte i Shqiperise,pikerisht atehere Tirana ka heshtur.
Kjo heshtje nuk ishte e thjeshte.
Ajo prekte rende,interesat e shqiptarve ne Kosove dhe linte te paprekura interesat greke perkunder Çamerise dhe popullit shqiptar ne Greqi.
Thuajse ne te gjitha rastet m,politika e Tiranes zyrtare ka heshtur kur duhej te fliste ose dhe kur ka folur ka bere altoparlantin si zedhenëse e Europes komunitare dhe jo e popullit shqiptar ne Ilirik.
Projekti Rama-Vuçi-Grenell-BE,per shkeputjen e veriut nga Kosova e mbetur,projekti i Ballkanit te hapur duke lene Kosoven jashte tryezes se bisedimeve dhe interesave ekonomike rrajonale e kane kontestuar e implikuar rende politiken e gjasme trungut Amë.
Nje implikim tjeter i demshem eshte ai i raportit te akullt,që KM yne ndertoi me KM e Kosoves.
Ne vend qe mardheniet te ishin te ngrohta e vllaznore M,ato u kthyen ne mardhenie te ftohta, formale e paternaliste.
Me e frikshmja ndodhi kur ThaçiRamaVuçiq rane ne ujdi,per ndarjen e veriut dhe ujmanit nga Kosova e mbetur, per ti çvatur pergjithmone vlera pasurore qe do te mekembnin ekonomikisht republiken e re ne ILIRIK.
Gjate gjithe viteve ne pushte,KM yne eshte sjelle si jesmen i thekur ndaj nderkombetarve duke germuar thelle se si ta ndajme dhe jo,sesi te mos e ndajme Kosoven.
Nje njolle e zeze per politiken shqiptare dje dhe sot ka mbetur heshtja per humbjen e 2400 km2 dhene Maqedonise;8200 km2 dhene Malit te Zi si dhe qindra hektarve toka,qe me vendim te gjykatave shqiptare ne Kosove i kaluan kishes ortodokse te Serbise.
Me shqetsim te madh kam percjellur lenien vetem te KM Kurti perballe Serbise,perfaqsuesve europian dhe disa qarqeve te politikes amerikane.
Ne keto momente dramatike per shqiptaret,Tirana zyrtare,duhej te sillej me angazhim te plote e dashuri vllaznore ndaj Kosoves dhe te ndante sebashku me te,perballimin me fuqite e medha te cilat hapur mbronin agresorin serbi dhe sulmonin viktimen Kosove.
I permenda disa ngjarje te idhta qe kane ndodhur ne keto dekadat e fundit,duke lene shume te tjera ne mendjet e shqiptarve qe po e humbin shpresen tek Tirana e jone,qe duhej te udhehiqte nje proces te gjitheanshem afrimi e mirekuptimi gjitheshqiptar,duke ndertuar mardhenie cilesore e vllaznore ne Kosoven si dhe me te gjitha shtetet ku jetojne shqiptare ne Ilirik.
Per fat te mire tonin,Kosova e jone po ecen gjithnje e me shume ne rrugen e interesave kombetare shqiptare.
Ne kushte shume te vështira ajo qendroi,duke perballuar procesin shumevjeçar te presionit europian si dhe mungesen e mbeshtetjes se gjitheanshme nga trungu ame.
Zgjedhjet e fundit ne Kosove treguan se shqiptaret,shumice dermuese atje e kane zgjedhur rrugen e vertete per te mbrojtur me çdo kusht interesat e kombit shqiptar.
I permenda disa ngjarje te kesaj periudhe historike,qe kane lene shije te hidhur tek patriotet shqiptare,me bindjen se shqiptaret do ta kene lidershipin e vet politik e historik,me shpresen se kete rrol te shumëpritur do ta marre persiper DARDANIA e atdhetarise dhe e Bashkimit Kombetar te shqiptarve.
Per kete mision udheheqes te Kosoves kishte folur dikur,profesori i nderuar,kryetari i arvanitve te Greqise,JORGO MIHA,qysh ne vitin e larget 2004…!
Dhe ky fakt me frymëzoi e më mbushi me krenari per te ardhmen e kombit shqiptar.
Dashamir Uruçi,
Tiranë,më 10 shkurt 2025.