Lëvizja Popullore e Kosovës e paralajmëron Qeverinë kuislinge të Maqedonisë së Veriut që ti ndërpret padrejtësitë ndaj popullatës shqiptare që e përbën shumicën në shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Shkeljet e vazhdueshme ndaj popullatës shqiptare nga shteti maqedon janë bërë tê patolerueshme. Mohimi i të drejtave të garantuara me kushtetutë dhe ligje ndërkombëtare, paraqet rrezik tê ri në Ballkanin Perëndimor, dhe është nxitje e një konflikti të ri që filomaqedonasit mendojnë ta mbajnë Maqedoninë shtet pa shqiptar, gjë që është e pamundur.
Mohimi i gjuhës shqipe edhe në të kaluarên e larget nga qeveria greke, turke e serbe, ka sjellë konflikte, protesta e luftëra ndaj këtyre qeverive dhe të gjithë të tjerëve që kanë provuarta ndalonin gjuhën shqipe.
Shqiptarët janë të gatshëm dhe të përgaditur për ti mbrojtur të drejtat e mohuara në Maqedoninë e Veriut. Faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut por edhe në pjesët tjera në të githa periudhat historike është unifikuar e bashkuar për ti përballuar padrejtësitë. Edhe në Maqedoninë e Veriut faktori shqiptar është një, përjashtimisht një pakice që ende po e mban anën e qeverisë kuislinge atje.
Shembutli më i mirë është largimi nga qeveria i z.Arben Taravari. Shqiptarët duhet tê jenë large nga kjo qeveri, shpejt ata do ta formojnë Qeverinë me shumicën shqiptare, duke qenë zot në trojet e veta. Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të shpërbëhet. Shqiptarët atje në rrethanat e reja, do ta drejtojnë shtetin e Maqedonisë së Veriut me shumicë shqiptare. Populli shqiptar respekton thellësisht vlerat demokratike, mirëpo praktikat në mbarëvajtje duhet të jenë të barabarta për të gjithë.
Me respekt,
Këshilli Kordinues i LPK-ës
Prishtinë, 13. Prill 2025
