Shkruan: Ismet Sylejmani
Paraqini njëri nga qytetet e Serbisë, për shqiptarët, u bë njëri nga qytetet më të urryera!
Kazerma ushtarake e Paraqinit, në mendjen e çdo shqiptari u bë preokupim permanent, por edhe provokacion absolut, për fillim e për mendim kundër ushtrisë së Serbisë pushtuese!
Kazerma ushtarake e Paraqinit, përfundimisht u bë fillimi i fundit të urrejtjes së madhe shqiptare, kundër kazermave ushtarake në Serbi dhe në tërë Jugosllavinë!
Janë vrarë shumë shqiptar atdhetar e patriot nëpër kazermat ushtarake serbe e jugosllave, por Aziz Kelmendi mbetet më i njohuri gjithanshëm, sepse vrasja e Tij, ka ngritur me mihëra në këmbë!
Vrasja e Aziz Kelmendit, ka vetëdijësuar çdo shqiptar atdhetar e patriot, brenda e jashtë kazermave ushtarake, brenda e jashtë Atdheut!
Ngjarja në kazermen ushtarake të Paraqinit të Serbisë, ku u vra shqiptari patriot e atdhetar, Heroi i Kombit Aziz Kelmendi, ishte ngjarja që tronditi opinionin dhe që mobilizoi edhe më shumë rininë heroike dhe popullin shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja nën ish-jugosllavi, për veprimtari dhe organizim politiko-patriotik dhe përgaditje të luftës së armatosur kundër Serbisë pushtuese!
Nuk ka shqiptar atdhetar e patriot, që nuk është mobilizuar edhe më shumë, pas ngjarjes në kazermen ushtarake të Paraqinit ku mbeti i vrarë ushtari shqiptar, Heroi i Kombit Aziz Kelmendi dhe u burgosen e u denuan me denime të gjata një numër i madh shokësh të Aziz Kelmendit!
3 Shtatori i vitit 1987, atëherë kur u vra Aziz Kelmendi, dhe tërë historia e Tij që i shkoi pas, u bë vijë ndarëse në mes të shqiptarëve jashtë Kosovës, atyre që ishin nëpër teritoret e ish-Jugosllavisë!
Të gjithë shqiptarët me shërbim akademik ushtarak nëpër akademitë e ndryshme ushtarake e politike nëpër ish – Jugosllavi, pas rastit të vrasjes së Aziz Kelmendi në Paraqin, u ndanë me vijë demarkacioni moral e shpirtëror!
Të gjitha instancat politike të ish- Jugosllavisë titiste, të gjitha kazermat e ushtrisë jugosllave në çdo skutë të tyre, u përfshinë nga ngjarja makabre në të cilën u djeg dhe ra përtoke prestigji i armatës së republikave të ish-jugosllavisë titiste dhe deri në palcë antishqiptare!
Pas rënies së Heroit të Kombit Aziz Kelmendi nuk ka pasur familje shqiptare që kanë përcjellur bijtë e tyre në shërbimin ushtarak në ish-jugosllavi, e që nuk e kanë pritur me ankth se nuk do të ju kthehen në arkivole!
Populli shqiptar i Kosovës dhe Viseve të saja nën ish-jugosllavi, birin e Tij, Heroin e Kombit Aziz Kelmendi e ngriti në piedestal dhe i dha vendin e merituar në historinë e luftës së organizuar dhe përpjekjeve të panderprea patriotike dhe atdhetare të shqiptarëve liridashës!
Faqet e gzetave dhe broshurave ilegale, te organizatave e grupeve atdhetare politiko-patriotike ne ish-jugosllavi dhe diaspore, ishin te mbushura me shkrime ku vend te rendesishem e te vecante zinin shkrimet ne nderim e per figuren e madhe qi ishte krijuar e Heroit te Kombit Aziz Kelmendi!
Artikujt e shtypit shqiptar në Shqipëri dhe komentet rrënqethëse të Radio Tiranës dhe jehona e tyre në Kosovë, ka qenë e madhe dhe me reperkusione pozitive e për shtim të radhëve të organizuara në organizimin ilegal kundër Serbisë pushtuese!
Këngët në nderim të Heroit të Kombit Aziz Kelmendi u bënë këngët më të dëgjuara e më të preferuara të rapsodëve e folkloristëve atdhetar e patriot!
Në odat dhe në dasmat shqiptare, në mesin e këngëve të tyre të veçanta zinin vend në rreshtat e parë këngët e shumta për kryepersonazhin e kazermës jugosllave të Paraqinit, Heroin e Kombit Aziz Kelmendi!
Emri i madh dhe i lavdishëm i ushtarit shqiptar, të vrarë nga banda kriminele serbe në kazermën ushtarake në Paraqin, u shënderrua në njërën nga shtytjet edhe më të mëdha, për të vazhduar e për të thelluar fillimin dhe organizimin e luftës kundër pushtimit serb dhe për të ardhur deri te lufta e armatosur e UÇK-së dhe lufta e saj e shenjtë, kundër Serbisë pushtuese dhe largimit përfundimtar të sajë nga Kosova!
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Aziz Kelmendi!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 6 Shkurt 2025!