„Zëri i Kosovës“ si zë i së vërtetës dhe zë i secilit qytetarë me përkatësi kombëtare shqiptare, sot ndjehet së bashku me redaksin ( presim të konsolidohet si e plotë në ditët në vazhdim) e saj,tepër të shkarkuar nga çdo lloj ngjyrimi, në tablot e dedikuara nga partit politike,për vizatime emrash të mediumeve partiake, që gjatë tërë kohës sa zgjati fushata ( sot më 07.02.25 dita e fundit) e kreu detyrën me përgjegjësi të plot , duke luajtur rol asnjënës dhe unifikues.
„ Zëri i Kosovës“ është i pavarur dhe nuk kërkon strehim te partit politike apo edhe te pushtetet.
„ Zëri i Kosovës“ është organ i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe do t‘jetë gjithnjë në shërbim të masave të gjera popullore.
Jemi dëshmitar që asnjë nga mediumet tona, të shkruara apo ato vizuele, televizione nga më të ndryshmet, që nuk e kryen punën e tyre në mënyrë profesionale ( ku u dallua „ Klan Kosova“) duke marrë anë dhe duke përkrahur herë njërën e herë partin tjetër…
„ Zëri i Kosovës“ i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të shfrytëzojn të drejtën e tyre,për të zgjedhur dhe për t‘u zgjedhur, të drejtën e votës për të zgjedhur kandidatët e tyre të preferuar.
„ Zëri i Kosovës“ qytetarëve të republikës së Kosovës ua bë me dije që:
Pas 9 shkurtit një subjekt politikë do të shpallet fitues.
Fituesi që ditën e parë duhet ta ketë parasysh, që pas katër vitesh sërish do të ketë zgjedhje të lira.
Qytetarët që votojn partit që pas 9 shkurtit do të dalin e dyta, e treta apo edhe ato që nuk do të kalojnë pragun, duhet ta kuptojn që pas katër vitesh sërish ka zgjedhje të lira.
„ Zëri i Kosovës“ uron që pas 9 shkurtit të mos jenë fituese partit politike por qytetarët e Republikës së Kosovës.
Urime dhe suksese!