spot_img

Ftesë e përgjithshme e LPK-ës

Ftesë e përgjithshme e LPK-ës

E dashura Studente, I dashur Student, E dashura Mësuese, I dashur Mësues, Afariste dhe Afarist, Atdhetare dhe Atdhetarë, Familjarë Dëshmorësh, Veteranë dhe Invalidë, Mërgimtare dhe Mërgimtarë,

Organizatën për të cilën ranë bijat dhe bijtë më të mirë dhe më të respektuar të kombit, organizatën që solli ndryshimin e vërtetë, nuk e kemi lejuar të fundoset. Ne ende veprojmë dhe besojmë në trashëgiminë tonë kombëtare, në “Bashkimin Kombëtar”, në “Riatdhesimin” dhe “Industrializimin” e viseve tona.

Të ftojmë edhe ty të bëhesh pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), pjesë e një vizioni modern, demokratik dhe afirmues, që promovon vlera të pastra atdhetare dhe zhvillimin industrial të trojeve tona.

Eja edhe ti në një shoqëri ku të gjithë janë të barabartë, ku nuk ka VIP-a apo superlativa.

Lëvizjen Popullore të Kosovës, e cila themeloi tri Ushtri Çlirimtare, kemi arritur ta modernizojmë, ta bëjmë gjithëpërfshirëse, ta zyrtarizojmë dhe ta mbrojmë me ligje demokratike. I kemi kthyer edhe “Zërinin e Kosovës” dhe kemi siguruar që LPK të respektohet nga fuqitë më të zhvilluara demokratike, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli, Zvicra dhe Evropa.

Jam thellë mirënjohës për besimin e dhënë për të koordinuar LPK-në në Zvicër. Prandaj, do të promovoj gjithmonë dialogun demokratik dhe afirmues, do të nxis respektin me miqtë tanë dhe do të bashkëpunoj me ta për të mirën e kombit.

Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë miqtë tanë të fortë dhe besnikë!

LPK Zvicër
Jeton Lleshi

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img