spot_img

FILHARMONIA E KOSOVËS KONCERT NË BERN

Bern 12/03/25

Mbrëmë nën patronatin e Ministrisë së punëve të jashtme dhe ambasadës së Kosovës në Bern, para një salle të stërmbushur me publikë, Filharmonia e Kosovës dha një koncert, ku u luajtën kryesishtë veprat e kompozitorëve shqiptarë.

Të pranishëm ishin po ashtu edhe kori diplomatik i vendeve të ndryshme, të cilët u ndanë të kënaqur me performancën e Filharmonisë së Kosovës.

Kulminacioni i mbrëmjes ishte interpretimi i sopranos me renome ndërkombëtare Besa Llugiqit e cila u prit me ovacione. Duartrokitjet s‘kishin të ndalur. Stafi i ambasadës së Kosovës në Bern meritojn po ashtu respektin e publikut të gjerë për punën dhe organizimet në fushën e kultures.

Publiku në sallë ishte një spektator akademik.

Koncerti i mbrëmshëm ishte dëshmia më e mirë, që publiku i diasporës ka braktisur muzikën „ kalle- kalle, o shyme-shyme“ të ashtuqujturën muzikë TALLAVA, dhe po përqafojnë muzikën që nuk vdes kurrë atë kompozocionale, që vlerësohet kudo në botë./ Zëri i Kosovës 

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img