Lufta tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit po thellohet, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se tarifa për shumicën e mallrave kineze është rritur në 145%.
Donald Trump kishte shpallur një taksë prej 125% për importet nga Kina dje por tani Shtëpia e Bardhë konfirmon se është mbi një tarifë ekzistuese prej 20%. Pekini njoftoi më herët një tarifë prej 84% për mallrat amerikane që hyjnë në vend
Aksionet amerikane të cilat kanë rënë që nga shpallja e tarifave të Trump javën e kaluar, kanë rënë përsëri , me Amazon dhe Apple poshtë 7% në Wall Street në një moment. Diku tjetër, BE vendosi në pritje tarifat hakmarrëse kundër SHBA-së, pasi Trump ndaloi një tarifë prej 20% kundër Evropës për 90 ditë.
BE-ja tani përballet me të njëjtën tarifë bazë prej 10% si shumica e vendeve të tjera, të cilën Trump njoftoi javën e kaluar