spot_img

CLINTON – RUGOVA

[Më 29 maj 1998 Ibrahim Rugova, i shoqëruar nga Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi, pritet nga Presidenti Bill Clinton. Në vazhdim fragmenti nga ajo bisedë:]

PRESIDENTI CLINTON: Unë do të dëshiroja të dija edhe mendimin tuaj rreth konceptit të Shqipërisë për problemin për të cilin flasim [për problemin e Kosovës]. Ne mendojmë se është koncept modern dhe si të tillë e përkrahim.

“PRESIDENTI” RUGOVA: Në Kosovë, qeveria e tashme shqiptare, flas në mesin e popullit të Kosovës nuk gëzon respekt. Janë shumë shkaqe, por populli mendon se ajo bën punë të papastërta, pikërisht në krahun serb. Nërsa e vërteta, për mendimin tonë është krejt tjetër.

PRESIDENTI CLINTON: Si është tjetër? Pra, është në krah të kundërt me qëndrimin serb dhe unë këtë e gjejë të mirë!

“PRESIDENTI” RUGOVA: Qeveria e Shqipërisë, pra kjo qeveri që është sot, mendoj unë, por edhe shokët e mi [Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi] kështu mendojnë, është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura. Ajo mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.

PRESIDENTI CLINTON: Përse e keni këtë mendim? Të dhënat tona, dhe burime të tjera nuk e tregojnë këtë.

“PRESIDENTI” RUGOVA: Ka lidhje kohore mes gjithckaje që po ndodh sot në Kosovë dhe Shqipëri. Kur në pushtetin shqiptarë ishin forcat e djathta [Sali Berisha], me të cilën ne kemi bashkëpunuar nga fillimi, edhe në Kosovë kishte gjendje tjetër. Grupe të armatosura në Kosovë përgjithësisht kanë pikëpamje të majta, pra, janë nga ata që kanë patur ide të majta, drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën i cili ka qenë diktator i madh Komunist. Ka tani një lidhje, sepse grupe të armatosura shpërthyen pikërisht me shumicë, kur socialistët erdhën në pushtet.

PRESIDENTI CLINTON: Nuk ka shkaqe të tjera të gjendjes?

“PRESIDENTI” RUGOVA: Ka edhe të tjera, por qeveria e Shqipërisë, zoti Nano, lojën e ka jo të pastër. Prandaj edhe marrëdhëniet tona me të, marrëdhëniet e mia me të, janë ngrirë. Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.

PRESIDENTI CLINTON: Ne kemi mendimin se në Shqipëri po punohet mirë, për problemin e Kosovës. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogël një zjarr të madh.

“KRYEMINISTRI” BUKOSHI [ndërhynë]: Nuk duhet me pas besim të madh tek qeveria shqiptare. Unë kam pas takime me to fill pas takimit të Nanos me Milosheviqin në Kretë, takim që është pritë me indinjatë në Kosovë.

PRESIDENTI CLINTON [ndërpret Bukoshin]: Mendimi im është se kanë bërë mirë që janë takuar. Të jetosh në Ballkan dhe të mos flasësh me njeri – tjetrin, qoftë dhe për diç të zakonshme, është kundër rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecën me ngrirje.

“KRYEMINISTRI” BUKOSHI: Unë kam marrë takim me ta pas takimit në Kretë. Kreta ishte alibi për Nanon për faktin se ai ka lidhje të forta, të hershme, me ata që po realizojnë luftën në Kosovë. Lidhjet e tij datojnë prej disa vitesh.

VETON SURROI: Veshja e jashtme e politikës së Nanos është moderne, thelbi është nacionalist.

PRESIDENTI CLINTON: Ju duhet të takoheni me Nanon. Nëse qeveria e tanishme në Shqipëri ndihmon aktivisht në luftën që zhvillohet në Kosovë, nuk bën mirë, por mundësitë e saj janë të pakta për gjendjen që është atje. Mendoj për mundësitë që kanë ata për të marrë veten pas ngjarjeve të një viti më parë. Ata kanë problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmë edhe të tjera, ato tonat. Ne do t’i përkrahim ata, sidomos për vizionin e qartë për problemin e Kosovës.

“PRESIDENTI” RUGOVA: Zoti president, unë kam biseduar me zonjën Ollbrajt, edhe zotit Gelbard ia kam thënë se Nano nuk bën lojë të pastër, por kontaktet do t’i kemi më të rregullta.

PRESIDENTI CLINTON: Do të ishte mirë të veprohej kështu. Të mos krijohen probleme të tjera në Shqipëri.

“PRESIDENTI” RUGOVA: Nga ana jonë do të mundohemi. Por në Kosovë, rikthimi i Berishës në drejtimin e Shqipërisë do të pritej mirë.

PRESIDENTI CLINTON: Ujrat nuk kalojnë dy herë nën të njëjtën urë. Do të isha po ashtu i interesuar të di se çfarë proporcionesh keni në marrëdhëniet me shqiptarët në Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas…

[Huazuar nga Institute for Economic Policy Research and Analyses. (INEPRA)]

ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img