Në Stuttgart të Gjermanisë!
Fundjavën që shkoi, të dielën,në Stuttgart të Gjermanisë u shenua 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.Në këtë aktivitete publike u prezantua libri publicistik „Linja politike, diplomatike dhe shtetformuese“ i publicistit Imer Lladrovci si dhe u shfaq filmi dokumentar „Shtegtari sypatrembur i shtigjeve të lirisë“ që i kushtohet atdhetarit Hysen Gega. Në këtë aktivitete ishin ftuar dhe folën Prof Dr. Arben Fetoshi

dhe Arben Veselaj publicist,gazetar e shkrimtar.

Kumuniteti shqiptarë në Sttugart, te dilen datë 3 mars 2025, e shënoi Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Salla ishte plotë e mbushur me familjar të deshmorëve e të martirve,ish ushtar e vetaran të UCKse,mjek,student e veprimtar. Mërgimtarët tanë ushqejnë një respekt të madh për luftën tonë çlirimtare. Tubimin e hapi këngëtari Nikolin Përpali me këngën „Çohu Adem“, duke e elektrizuar publikun nė sallën përplotë mërgimtarë. Hysen Gega ishte protagonist në tre fazat e saj: në fillimet e organizimit politik të grupeve ilegale, pastaj në fazën e përndjekjes politike dhe drakonike nga gjyqet serbe si dhe, në fazën finale, në luftën e armatosur.

Të gjithë këta elementë i përmbante filmi dokumentar. Në këtë manifestim u prezantua libri dhe u dha filmi dokumentar për Hysen Gegën. Në këtë rrethinë Hysen Gega ka jetuar dhe punuar për shumë vjet para se të burgosej në vitin 1980, kurse një pjesë e familjes së tij ende jeton në këtë rajon. Në organizimin e aktivitetit në Shtutgart një kontribut të madh kanë dhënë mbesa e heroit të filmit Rilinda Gega në moderimin profesional, ndersa Naser Vrella shkëlqeu me recitalin e tij.Naser Vrella e kishte vendosur me të drejtë në qendër të recitalit luftën tonë të madhe për liri, luftë kjo që këtkoi një çmim të lartë gjaku e flijimesh të gjithëfarëllojshme. Kur themi se themelet e kësaj lirie qëndron gjaku i bijave dhe bijëve më të mirë të popullit tonë nuk bëjmë metafora, por themi një të vërtetë të madhe

Në këtë tubim ,Ylber Gega djali i Hysen Gegës,ndau mirënjohje atyre që kanë dhënë kontribut për lirinë e Kosovës në emër të familjes së tij.