spot_img

LETËR BRANKO MANOLIT: MISIONARIT TË RINGALLJES KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE TË BESIMIT ORTODOKS NË MAQEDONIN E VERIUT


Xhevat Hasani,

Cyrih 08. 06.2026

 

I nderuar z. Branko Manoli (Branko Manojloski)!

Nëpërmjet të kësaj letre dua t`ju shprehë respektin tim për punën tuaj misionare për ringjalljen kombëtare të rreth 300 mijë shqiptarëve ortodoks në Maqedoninë
e Veriut, shumica e të cilëve duke filluar që nga vitet 1878, 1912 dhe 1945 e këtej janë asimiluar në maqedonas.

Ajo që Ju dhe shqiptarët tjerë të besimit ortodoks në Maqedoninë e Veriut duhet ta dini, është se shumica e shqiptarëve të besimit mysliman dhe të besimit katolik në të gjitha viset shqiptare në Ballkan, juve dhe shqiptarët tjerë ortodoks ju konsiderojnë vëllezër të të njëjtit komb shqiptar, të të njëjtës gjuhë shqipe dhe të të njëjtës kulturë kombëtare shqiptare.

Unë që po ju shkruj jam një shqiptar nga Kosova që për shkak të përndjekjes politike nga ana e regjimit serbo-jugosllav, në fund të vitit 1995 jam detyruar të vendosem në Zvicër, vend ky në të cilin jeton dhe punon një komunitet shqiptar prej rreth 350 mijë shqiptarëve: rreth 230 mijë nga Kosova dhe rreth 120 mijë nga Maqedonia.

Nëse ju do të përpiqeni që të ngritni ndonjë shkollë fillore në gjuhën shqipe apo ndonjë Kishë Ortodokse Shqiptare me shërbesa në gjuhën shqipe në
Rekën e Epërme, në Manastir apo në Ohër, ju duhet të llogaritni në ndihmën morale dhe financiare të diasporës shqiptare në Zvicër dhe në shtetet tjera të Evropës.

Jam shumë i lumtur që tani më jo vetëm në Rekën e Epërme afër Dibrës ku janë 17 fshatra me shqiptarë ortodoks, por edhe në disa qytete si në Manastir,
Prilep, Veles dhe Shtip, disa shqiptarë të besimit ortodoks kanë treguar guxim ta pranojnë  origjinën e tyre shqiptare.

I nderuar xha Branko e di që jeni shumë i moshuar dhe mbase edhe i sëmurë, por do të isha shumë i lumtur nëse kjo letër imja do të bie në duart tuja dhe, nëse nga ju do të vinin te unë vetëm dy rreshta letër si përgjigje ndaj letrës sime.

Uroj ta merrni vetën dhe ta vazhdoni mëtej misionin tuaj të shenjtë!

Ju përshëndet vëllazërisht I juaji

Dr. Xhevat Hasani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


ARTIKUJ TË LIDHUR
- Advertisment -spot_img

U lexua shpesh

- Advertisment -spot_img