Sot përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë Epopen e Dukagjinit – një ndër faqet më të ndritura të historisë sonë.
28 vite më pas, kujtimi i sakrificës dhe qëndresës mbetet i gjallë në zemrat tona.
Ata që luftuan dhe ranë për liri na lanë amanet unitetin, guximin dhe dashurinë për atdheun. Falë tyre, ne sot jetojmë të lirë dhe me dinjitet.
Le të mos harrojmë kurrë çmimin e lirisë dhe të punojmë çdo ditë për një të ardhme më të mirë, ashtu siç e ëndërruan ata.
🕊️ Lavdi e përjetshme dëshmorëve! 🇦🇱
Nderim përjetë për Epopën e Dukagjinit!


